E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia e Tirana, heshtje pas humbjeve

Dy skuadrat qe do te ndajne Finalen e Kupes se Shqiperise mes tyre, Tirana dhe Vllaznia, kete fundjave pesuan dy disfata aspak te kendeshme. Bardheblute u mposhten serish nga armiku i betuar, Partizani, ndersa kuqeblute u turperuan ne "Loro Boriei" nga Besa. Madje keta te fundit u perballen dhe me tifoze te revoltuar qe kerkonin me edo kusht largimin e presidentit Fushaj, qe sipas tyre kishte manipuluar takimin. Kontaktet me te dyja kampet ishin thuajse te pamundura. Askush nuk deshironte te fliste dhe edo zile telefoni perbente nje bezdi. Bardheblute nuk e kane gelltitur aspak humbjen me Partizanin, pasi u kishin premtuar shume tifozeve te tyre per te mos i lene te kuqte te marshonin drejt titullit kampion dhe kjo gje i ka detyruar ata ta "qepin" te pakten per nje jave deri ne derbin me Dinamon. Megjithate, te dyja skuadrat kane nje objektiv madhor per te luajtur, kur mesjaven e ardhshme do te ndeshen per Kupen e Shqiperise, finalja e katert mes tyre ne historine e trofeut te dyte te vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›