E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Aragones i thotë jo Sevillas

Luis Aragones dhe drejtuesit e Sevillas nuk kanë arritur të bien dakort për detajet e marrëveshjes së punësimit të trajnerit në stolin andaluzianëve, duke bërë që ish-strategu i Spanjës të heqë dorë përfundimisht nga kjo punë.
Palët kanë rënë dakort në të gjitha pikat e marrëveshjes përpos kohëzgjatjes së saj. Presidenti i Sevillas, Jose Maria Del Nido, nuk ishte i gatshëm t'i ofronte Aragonesit kontratë që do t'i garantonte atij stolin e Sevillas për sezonin e ardhshëm, dhe kjo ka bërë që trajneri ta refuzojë ofertën.
Si pasojë e kësaj, Sevilla në ndeshjen e radhës do të duhet të mbështetet në Antonio Alvarezin, njërin prej ndihmësve të Manolo Jimenezit, gjatë ndeshjes ndaj Villarealit në fundjavë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›