Arrestohet me armë peshëngritësi Godelli

Arrestohet me një arsenal armësh në banesë, ish-kampioni i Evropës në peshëngitje, përfaqësues i Shqipërisë, Daniel Godelli.
Lajmi është bërë publik nga burime zyrtare të policisë së shtetit. Sipas tyre, ish-kampioni i Europës në peshëngitje Daniel Godelli u arrestua në banesën e tij pas një kontrolli i cili zbuloi arsenalin e armëve.
"Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në banesën e shtetasit Daniel Godelli ku u gjet një sasi armësh zjarri dhe municioni", thanë burimet nga policia.
Sipas tyre, menjëherë është marrë masa e ndalimit për personin e dyshuar si mbajtës i armëve pa leje, kryesisht municione luftarake.
I arrestuari Daniel Godelli përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin e vitit 2008 duke u shpallur kampion Europe në disiplinën e peshëngritjes.