E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigal Prishtina merr Millerin dhe Essenguen

Sigal Prishtina, megjithatë, është përforcuar me basketbollistë të huaj, një javë pa filluar garat e play-offit. Bardh e kaltrit kanë vendosur t’i transferojnë dy nga tre basketbollistët e regjistruar në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), në ditën e fundit të afatit kalimtar: qendrën amerikane Nakiea Miller (kishte stërvitur me Sacramento Kings), që së fundmi ka luajtur tek ekipi indonezian Satria Muda Britama Jakarta, dhe lojtarin kamerunas Gaston Essengue, i cili luan në pozitën e alo-qendrës.

Ai është përfaqësues i Kamerunit, kurse së fundmi luajti në kampionatin turk. Këtë e ka bërë të ditur zëvendës trajneri i Sigal Prishtinës, Fikret Shatri, i cili njoftoi se basketbollistët e lartpërmendur pritet të arrijnë në Kosovë të enjten (sot). Ndërsa në shtëpi ka mbetur qendra tjetër amerikane Alex Carcamo (qëndroi në një mini-kamp të Philadelphias në NBA në vitin 2002), nga i cili kanë hequr dorë udhëheqësit e klubit prishtinas.

Sigurisht, këta dy basketbollistë do ta ndihmojnë mjaft ekipin bardh e kaltër në luftën për titull të kampionit. Shumë shpejt, Prishtinën pritet ta rimarrë në dorë Arben Krasniqi, i cili ishte larguar nga Sigali pikërisht për faktin se tashmë ish drejtori, Ismet Karaxha, kishte vendosur të mos ia sillte lojtarët e premtuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›