E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Suarez, sa i palumtur në fushë

Se Luis Suarez nuk e dëshiron qëndrimin në Liverpool, tregoi fytyra e tij edhe në ndeshjen e sotme ndaj Tailandës.

Sulmuesi uruguajan u fut në lojë në pjesën e dytë të ndeshjes por që asesi të tregonte shpirtin e tij të njohur në fushë. Kamerat e kapnin kohë pas kohë fytyrën e tij të dëshpëruar në fushë. Suarez dukej i mërrolur dhe pa fije disponimi ndërsa nuk u pa duke kontaktuar me bashkëlojtarët e tij në fushë gjatë kohës që ishte në lojë.

Suarez me këto sjellje po i bën me dije Liverpoolit se e dëshiron largimin, edhe pse gjigandi anglez po insiston në qëndrimin e tij./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›