Chielini karikon Juventusin: Dua të fitoj Superkupën
Fillimi i mbarë gjysma e punës. Mbrojtësi i Juventusit, George Cheilini ka shënjestruar objektivin e parë që është Superkupa e Italisë.
Qendërmbrojtësi italian ju bashkua skuadrës para disa ditëve dhe ndodhet në Amerikë ku po zhvillon edhe fazën e fundit përgatitore përpara betejës ndaj Lacios për Superkupën e Italisë. Ai është gati për trefeun e Superkupës pasi ka mbetur i kënaqur nga seancat e para stërvitore në Stanford universiti.
Chielini u shpreh mjaft i kënaqur nga stërvitja që po zhvillon në Amerikë dhe për kushtet e shkëlqyera të motit. Klima është në kushte ideale dhe kjo është deklaruar disa herë edhe nga vetë drejtuesit bardhezinj që kanë gjetur vendin ideal për tu përgatitur.
Skuadra e Antonio Contes zhgënjeu në Kupën “Tim” duke bërë paraqitje të dobëta por me arritjen e formës së duhur shumë shpejtë mund të shohim një Juventus me një tjetër fytyrë.
Chiellini mirëpret dhe blerjet e reja në merkato duke filluar nga i sapombërrituri në mbrojtjen bardhezi Ogbona. Ai tha se integrimi i tij është shumë i lehtë me skuadrën pasi Ogbona ka pas jetuar edhe më parë në Torino.
Në Amerikë, Juventus do të zhvillojë tre ndeshje prej të cilave Antonio Conte do të marrë edhe frytet e një muaji të gjatë përgatitjesh. Turneu Guinness Championship Tour për bardhezinjtë do të fillojë të mërkurën përballë Evertonit.