E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga, ndan çmimet e sezonit 2012/13

Bastian Schweinsteiger është votuar futbollisti i vitit 2013 nga gazetarët sportiv gjermanë, duke mposhtur në këtë garë shokët e tij te Bayern Munchen, Franck Ribery dhe Thomas Muller, në vendet 2 dhe 3 respektivisht.

Mesfushori i kombëtares gjermane mori 92 vota në një sondazh të zhvilluar nga revista Kicker, ku votuan 527 reporterë sportivë. Ribery siguroi vetëm 5 vota më pak, 87 gjithsej, ndërsa Muller 85.

Pas tyre vijnë dy futbollistët e Borussia Dortmund: Robert Lewandowski dhe Marco Reus.

Ish-trajneri i Bayern Munchen, Jupp Heynckes, ishte fituesi i padiskutueshëm i çmimit si trajneri më i mirë, me 383 vota, përpara trajnerit të Freiburg, Christian Streich, me 77 dhe atë të Borussia Dortmund me 19 të tilla. /indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›