Luisao drejt Atletico Madrid

Anderson Luis da Silva, më mirë i njohur si Luisao, duket se i ka bërë gati valixhet për t’u larguar nga Benfica. Sipas mediave portugeze, 29 vjeçari duket se po mendon ta vazhdojë karrierën në Spanjë, më saktësisht tek Atletico Madrid.
Trajneri i “Colchoneros”, Quique Sanchez Flores, e do me ngulm mbrojtësin me përvojë dhe u ka kërkuar zyrtarëve të klubit spanjoll që ta bëjnë të pamundurën për t’ia transferuar futbollistin brazilian.