E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona në spital, e kafshon qeni

Diego Armando Maradona është operuar me urgjencë, pasi është kafshuar në fytyrë nga njëri prej qenve të tij.

Legjenda e futbollit argjentinas dhe atij botëror, aktualisht selektor i Argjentinës, është dërguar në klinikën private Sanatorio de Los Arcos, në lagjen Palermo.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Radio 10, e më pas e ka konfirmuar edhe televizioni TeleNoticias. Incidenti ka ndodhur në vilën e Maradonas, Ezeiza.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›