E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga, sot sfidat Bajern-Mançester dhe Lion-Bordo

TIRANë- Liga e Kampioneve do të rikthehet mbrëmjen e sotme me dy sfidat e para çerekfinale.

Përballja anglo-gjermane, që vë përballë bavarezët e Bajernit të Mynihut dhe kampionët anglez të Mançeter Junajtid sjell në mendjen e të gjithëve finalen e vitit 1999, kur Mançesteri fitoi trofeun më të rëndësishëm në futbollin evropian pasi shënoi dy goa në minutat shtesë të ndeshjes, ndërsa gjermanët kryesonin 1-0 me gol të Mario Basler.

Për Bajernin e Mynihut, përballja e çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve ndaj Mançester Junajtid nuk mund të vinte në një moment më të keq. Bavarezët u mundën 2-1 të shtunën në kampionat nga Shtutgarti, ndërsa nuk do të kenë të gatshëm as Arjen Roben, që ka pësuar një tërheqje muskulare në këtë takim. Po ashtu, Bastian Shvajnstajger është i pezulluar, ç’ka i shton problemet për trajnerin Luis Van Gal.

Ndërsa Mançesteri vjen në këtë takim pas fitore 4-0 ndaj Boltonit në transfertë dhe nuk ka probleme formacioni, ndërsa në sulm pritet të luajë sulmuesi Uein Runi, që po kalon një formë të shkëlqyer.

Sfida tjetër e mbrëmjes së sotme është derbi francez mes Bordosë dhe Lionit. Dueli për titullin në kampionatin francez mes këtyre dy skuadrave do të zhvendoset tashmë edhe në Ligën e Kampioneve, ku të paktën një skauadër franceze ka të sigurt kualfikimin për në gjysëmfinale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›