E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luiz thërret Falcaon në Chelsea

David Luis ka shprehur shpresën e tij se Radamel Falcao do t’i bashkohet Chelseat. 26 vjeçari i Atletico Madridit është një prej sulmuesve më të kërkuar në futbollin evropian dhe së fundmi është përmendur si objektiv i Real Madridit.

Por, Luiz i cili u ndesh me Falcaon në miqësoren mes Brazilit dhe Kolumbisë në New Jersey, deklaroi se shpreson që sulmuesi do të vjen në Stamford Bridge.

“Ai është futbollist i lirë. Do të ishte zgjedhje e mirë nëse ai do të vinte te Chelsea. Të gjithë do të ishin të lumtur me ardhjen e tij sepse është futbollist i jashtëzakonshëm”, deklaroi Luiz për Goal.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›