Luiza Gega, e shtata në “Diamond League”

Luiza Gega ka arritur të renditet në vendin e shtatë në “Diamond League” të Brukselit duke dhënë kohën 9.14.41. Duhet thënë se është një paraqitje mjaft e mirë e atletes shqiptare, e cila arrin kështu të kapë normën e Botërorit 2023. Norma e Botërorit dhe Olimpiadës është 9.23.00. Mes atleteve më të mira të Botës, Gega është lënë pas vetëm nga atletet afrikane.
Në këtë garë në vendin e parë u rendit Jackline Chepkoech nga Kenia me kohën 9.02.43. Në vendin e dytë, Werkuha Getachew me kohën 9.03.44 dhe në vendin e tretë Yavi Winfred Mutile me kohën 9.08.03.