Lukashenko: Bakiev ndodhet në Bjellrusi
Kreu i Bjellrusisë Alexandër Lukashenko ka bërë të ditur të martën se presidenti i rrëzuar i Kirgistanit është në Minsk dhe ka kërkuar azil aty.
Kurmanbek Bakiev i cili i largua nga kryeqytetiti i Kirgistanit, Bishkek pas revoltës popullore të 7 prillit që la më shumë se 80 të vdekur, ishte strehuar gjatë javës së kaluar në Kazakistanin fqinj. Të hënën Ministria e Jashtme Kazake pati deklaruar se Bakiev ishte deklaruar në një destinacion të paditur. Udhëheqësi autoritar bjellrus njoftoi se e kishte strehuar atë në Minsk. "Të hënën kam urdhëruar shërbimet përgjegjëse për organizimin e transportit ta Bakiev në Minsk, me kërkesën e tij, pasi e kishte kërkuar këtë kërkesë disa herë", ka thënë Lukashenko.
Lukashenko shtoi gjithashtu se Bakiev dhe tre persona të tjerë janë nën mbrojtjen e shtetit Bjellrus. "Ne kemi pranuar këtu në Minsk vetëm 4 persona . Ato po qëndrojnë me ne dhe kanë mbrojtjen e shtetit tonë", tha Lukashenko.
Strehimi i Bakiev nga Lukashenko në Bjellrusi, mund të jetë një sfidë e hapur me Rusinë, pasi këta të fundit ishin të parët që njohën qeverinë e re të përkohshme të Kirgistanit.