Kriza, Greqia sot në grevë e në bisedime me BE- FMN
ATHINE- Mjekët e spitaleve në Athinë dhe në Pire nisin sot grevën 48 orëshe në shenjë të protestës kundër uljes së pagave të tyre si pasojë e masave antikrizë të Qeverisë. Për shkak të grevës spitalet do të pranojnë vetëm raste urgjente.
Në grevë janë dhe punonjësit e përfshirë në sindikatën komuniste Pame. Ndërkohë janë pezulluar grevën 48 orëshem asistentët e fluturimeve për të mos krijuar më shumë probleme, nga sa u shkaktua nga hiri vullkanik i shpërndarë në ajër nga vullkani i Islandës.
Gjykata greke e caktoi si të paligjshme grevën 48-orëshe të punonjësve të porteve, të planifikuar për sot nga shoqatat e degëve. Protestës së sotme nesër do ti bashkohen dhe punëtorët e administratës publike, të përfshirë në sindikatën Adedy. Në deklaratën e shtabit sindikalist thuhet se punonjësit në sektorin shtetëror kërkon "që të paguajnë çmimin e krizës, ndërsa Qeveria t'i heqë masat antikrizë, që në mënyrë drastike i ul të ardhurat e tyre dhe i ngarkon ata me masa të reja tatimore".
Nuk do të përfshihet në grevë konfederata e sektorit privat Gsee, pavarësisht se dhe asaj iu bë ftesë.
Gsee ka kërkuar të zhvillojë një takim me qeverinë mes 23- 26 prillit, nëse nuk do të ndodhë atëherë do të përfshihet në grevë.
Protestat koicidojnë sot me takimin e misionit BE- FMN, i cili u shty për shkak të hirit vullkanik. Në këtë takim Athina kërkon të përkufizojë kushtet financiare dhe ekonomike për një ndihmë të tanishme.
Përfaqësues të BE-së dhe FMN-së do të mbajnë konsultime rreth masave të kursimeve për vitet në vijim, që do t'i mundësonin Greqisë daljen nga gracka e borxheve.
Dje ministri i Financave Giorgio Papaconstantinou paralajmëroi se “jo domosdoshmërisht negociatat do të kulmojnë me një marrëveshje” ndërsa shtoi se qeveria nuk do të ndërmarrë masa të reja antikrizë në 2010.
(s.g/balkanWeb)