E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukashenko kritikon Baroson dhe Janukoviçin

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko kritikoi sot presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç dhe kryetarin e Komisionit Evropian, Zhoze Manuel Baroso pasi mbeti jashtë ceremonisë përkujtimore për katastrofën bërthamore të Çernobilit.

Në pyetjen e një gazetari përse nuk mori pjesë javën e kaluar në ceremonitë përkujtimore për Çernobilin, Lukashenko tha: "Ju duhet t`i pyetni ata".

Muajin e kaluar zyrtarët e BE-së konfirmuan se i është thënë Ukrainës se Barroso nuk do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve nëse do të jetë i pranishëm Lukashenko.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›