E Diel, 1 Nëntor 2026

Luksemburg shoqatat shqiptare zhvillojne aktivitete kulturore

Luksemburg 10 Tetor 2010 NOA - Ne Luksemburg u zhvilluan keto dite dy aktivitete me qellim promovimin e kulturave ne disa aspekte te vendeve te ndryshme te botes ku u aktivizuan edhe pjesetare te komunitetit shqiptar ne shtetin e vogel.

Kete radhe Shqiperia u perfaqesua nga shoqata G.A.L.A.Grupi i Miqesise Shqiptaro-Luksemburgeze me kryetar z.Artan Vigani.

Ne aktivitetin e pare qe u zhvillua ne nje nga ambientet e muzeut me te rendesishem te Luksemburgut Abbaye Neumunster shoqata u prezantua me disa informacione rreth vendit tone per kulturen turizminetj.

Ajo cka pati sukses ishte pjesemarrja ne fshatin gastronomik ku ne paraqitem disa specialitete te kuzhines shqiptare te pergatitura nga grate e emigranteve.

Kjo u be shkas qe rreth tendes se shoqates te afroheshin shume te huaj te etur per te marre informacine per Shqiperine dhe traditat e saj.

Nje prej tyre ishte edhe presidentja e ASTI-t Shoqata per Mbeshtetjen e Punetoreve Emigrante mike e mrekullueshme e shqiptareve ne Luksemburg e cila shprehu deshiren e saj per te shkruar edhe ajo dy fjale per shqipetaret ne Luksemburg.

Ne aktivitetin e dyte qe u zhvillua ne Pallatin e kultures se qytetit te Petanges shoqata G.A.L.A pati edhe aty tenden e saj ku pervec shqiptareve me banim ne Luksemburg pati shume te huaj te interesuar per Shqiperine.

Ky aktivitet arriti kulmin kur ne ora 20-00 u ngjit ne skenen e pergatitur me kete rast Ansambli Artistik i Kengeve dhe Valleve Shqiptare.

Per te pranishmit ishte nje kenaqesi e madhe te shihje aziatiket afrikanet europianet bashke me ansamblin shqiptar te hidhnin vallen shqiptare.

Suksesi i madh i dedikohej orkestres te drejtuar nga Akil Vigani dhe valles te drejtuar nga valltari i mire njohur i ansamblit Migjeni Gezim Sheqeri.

Kryetari i bashkise i qytetit te Petanges i lumturuar nga suksesi tha Ishit te mrekullueshem na kenaqet dhe e ftoi kryetarin e GALA-s qe te pergatisnin nje plan bashkepunimi per te ardhmen.

a.v/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›