E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vikena i jep te gjitha

Rruga e Vikena Kamenices nga muzika e lehte te xhazi muzikali e roli i pare i plote ne Teatrin e Operes. Mexosopranoja flet per jeten e gjalle jashte skenes por edhe per trishtimin e vetmine


Nga solistet qe interpretuan ne kater net Perrallat e Hofmanit ne Teatrin e Operes dhe Baletit ne diten pas shfaqjes takuam mexosopranon Vikena Kamenica vajzen qe luajti rolin e nje mashkulli Niklausit. Kamenica shkelqeu ne interpretimin e nje roli te veshtire te nje mashkulli 15-vjecar te rrembyer te shkathet inteligjent.

Ne historine e Hofmanit Niklausi ze nje vend te vecante. Ai eshte njeriu me besnik i tij. shte ai qe e mbron nga vetja e tij nga verberia e brendshme dhe e te tjereve qe e rrethojne i kerkon te hape syte kur pasioni ia ka erresuar kur dashuria e mundon se tepermi kur djallezia e te tjereve i kalon kufijte.

Nese fillimisht publikut i ra ne sy energjia e shkathtesia e mexosopranos me pas kuptoje se kengetarja e kishte disiplinuar veten per ate rol si per nje projekt kompleks. Niklausi kerkon ze Vikena e jep trupi i Niklausit kerkon flase dhe Vikena i jep te vetin.

Si ia ka dale
E takuam ne barin historik prapa Teatrit te Operes ku cdo koleg qe kalonte e pergezonte per rolin. Ajo vete kishte filluar te ndiente zbrazetine qe zakonisht ze vend kur merr fund nje pune e ngjizur me pasion dhe kur ditet nuk e kane me ate ritmin e diteve te provave. Kamenica duket qe e ka shijuar edhe rolin e muzes e cila shfaqet ne epilogun dhe prologun e vepres.


shte ajo qe e udheheq Hofmanin ne boten e delireve udheheq edhe vepren gjithashtu. Kurse Niklausi ishte si nje nyje lidhese me disa nga personazhet kryesore edhe ai eshte tere sy e vesh per ngjarjet qe ndodhin ne jeten e ketij poeti te botes gjermanike te shekullit te nentembedhjete ne rol Luca Lombardo Manrico Tedeschi. Ai e ndihmon poetin e cartur te mos verbohet nga bukuria plastike e kukulles mekanike Olimpia ne rol Inva Mula / Niki Chaziraki as nga fintet e kurtizanes se bukur por djallezore Xhuljeta Inva Mula / Eriona Gjyzeli.

Niklausi eshte aty edhe kur Hofmani vuan per te vetmen dashuri te vertete te tijen per kengetaren e talentuar por te semure me tuberkuloz Antonia Inva Mula / Emiljana Palushaj / Dorina Selimaj. shte aty per ti treguar se cfare kerkojne nga ai Lindorf Kopelius Dapertuto Mirakle Nicolas Cavallier / Armando Likaj.

Sic shihet edhe ketu fjala eshte per dashurine pasionin urrejtjen si ne shumicen e fabulave operistike por ato ndjenja e shoqerojne personazhin kryesor Hofmanit ne nje udhetim metafizik te ideve te boteve jo reale. Hofmani eshte nje krijese qe sac beson lehte dhe shpejt aq edhe dyshon. Raporti tij me veten eshte ne levizje po ashtu vizionet qe ai ka per dashurine zhvillohen zbehen ose forcohen ne varesi te pervojes qe ai fiton nga udhetimet onirike.


Kamenica kishte menduar te realizonte nje Niklaus disi serioz me te terhequr me pak mistrec. Por hoqi dore se mendoi qe nuk i shkonte nje djaloshi ne moshen e pubertetit. Ajo ka punuar ne menyre te pavarur per realizimin e atij karakteri qe pa publiku se fundi me 1-7 tetor. Mendoj se artisti duhet ti jape liri individualitetit te tij. Ky eshte koncepti qe une kam krijuar per punen deri me sot dhe kete e mbroj ne menyre absolute tregon Vikena.

Mexosopranoja arriti ate figure fale edhe nje klime te mire bashkepunimi ne ekipin e kengetareve dhe realizuesve. Per tenorin Luca Lombardo me te cilin mexosopranoja interpretoi naten e pare te shfaqjes thote se ka punuar per artikulimin qarte te cdo fraze ne frengjisht. Per te ai eshte nje njeri i formuar.

Interpretimi me Inva Mulen i konfirmoi mexosopranos idene se sa i rendesishem eshte komunikimi me partneret dhe vleresimin e tyre ne skene.
Kolegun e saj shqiptar Sidrid Bejlerin ajo e cmon per emocionin e vecante qe solli me
interpretimin e rolit te Krespelit.
Kush e sheh Vikenen ne skenen e Teatrit te Operes nuk mund te mos sjellesh ne mend udhetimin e saj deri ketu. Fillimisht kengetare e muzikes se lehte dhe muzikes jazz kabarese etj.

Po ta kapnim nga kreu fare historine e saj do te ktheheshim ndoshta njezet vite pas dhe do te shihnim nje femije qe shpesh pergjumej ne karriget e para te salles se Operes tek degjonte te kendonte te emen mexosopranon Vera Kamenica dhe te atin tenorin Guri Kamenica. Pra nuk jane shenjat e nje talenti per te cilat flasin personazhet e botes se spektaklit ne intervistat e tipit si u bera artist.

Vikena ndoqi nje rruge te terthorte u njoh njehere me skenen. Kjo ndodhi nepermjet muzikes se lehte. Ishte 15 vjec kur nen ndikimin e te atit provoi me kete gjini te kenges. Im ate shpesh me thoshte duhet te punosh te kerkosh nga vetja tregon Vikena. Ne vitet dymije kendon ne baret e para te Tiranes ku luhej jazz. Ende pa nje formim te plote muzikor akademik. U diplomua per kanto me 2001 vit ne te cilin futi njeren kembe ne Teatrin e Operes dhe Baletit. Realizon vetem rolin e Kerubinit ne operen Dasma e Figaros te Moxartit e per nje kohe te gjate i hyn rruges se muzikaleve.


Shkelqen ne est Side Story me regji te Nancy Rhodes te A century of Broadeay nen drejtimin e Justin Shereood Chicago etj. Me tej realizon role me rendesi per karrieren e saj Karmeni te Carmen Bizet ne vitin 2007 me regji te Patricia Panton Floresin te La Traviata Verdi me regji te Massimo Ranierit Rozinen te Berberi i Seviljes Rossini me regji te Luigj Gurakuqit.

Rolet e mevonshem dukej sikur merrnin dicka nga Karmeni. Individualiteti artistik i kengetares u arrit te dukej i gjithi me dy rolet e fundit ne Teatrin e Operes dhe Baletit Xhovana te Anna Bolena dhe dy rolet muza e Niklausi te Perrallat e Hofmanit me regji te Stephane Roche.

Per te arritur sigurine qe mexosopranoja e ka nje nga armet e saj me te forta e kane ndihmuar shkollimet ekstra specializimi 2-vjecar ne Vjene te CEE Musik Theater ne vitin 2005 dhe specializimi ne Universitetin Mozarteum ne Salzburgut ne vitin 2009 ku kthehet me dy cmime cmimin e dyte ne Konkursin Nderkombetar Hummel Competition dhe cmimin e pare ne konkursin nderkombetar Humori shakaja dhe ironia ne muzike.
Vikena Kamenicen e shikojme si nje njeri plot energji e optimizem.


Megjithate duke trazuar kafen e paradites thote Jeta nuk eshte vaj per askend. Kjo eshte nje pune qe kerkon force guxim optimizem nje shtyse te brendshme qe me mire se kushdo ta jep vetja jote. Ne castet e pakta kur ndjen se po fryn nje ere pesimizmi gjen mbeshtetje tek e ema e keto vitet e fundit edhe te partnerit Erik Tauzi oboe e pare ne TKOB ose miqte e TKOB-it.

fare e trishton atehere Monotonia qendrimi per nje kohe ne ujera te fjetura dhe padrejtesite. Per te mos u vrare nga monotonia i ka nderruar shpesh zhanret nga muzika e lehte te jazzi muzikali e perfundimisht opera.
Vikena Kamenices iu dha mundesia te luante ne nje projekt ambicioz sic ishte Perrallat e Hofmanit. Nje opere qe erdhi e plote ne skenen e Teatrit te Operes dhe ku u angazhuan artiste nga Shqiperia Franca Kanadaja Greqia.

Regjisori Stephane Roche kishte ndertuar karaktere qe nguliteshin ne kujtese. Personazhe kryesore apo jo. Kujtojme nje Dapertuto Mirakle ne rol Nicola Cavallieri Armando Likaj apo Krespel Sidrid Bejleri por edhe personazhet tinzare Andres Koshenil Pitikanacio Franz Roel Llupo.


Roche i kishte dhene shume rendesi ndricimit ne kete shfaqje qe e fuste shikuesin ne boten e endrres ne boten joreale te Perrallave te Hofmanit. Skenografia po ashtu ishte ne nje linje me historine e personazheve. Kori ishte i organizuar dhe aktiv.
Para premieres e gjithe vemendja u perqendrua te sopranoja Inva Mula. Ndodhi ashtu sic sopranoja u shpreh ne prezantimin e saj me median. Une jam pjesemarrese nuk mund te identifikohem me gjithe projektin.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›