Lulëkuqja “pushton” grurin, bujqit në Bulqizë kërkojnë më shumë kontrolle mbi cilësinë e farës

Parcelat me grurë në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë janë të mbushura me lulëkuqe dhe barëra të këqija që ndikojnë direkt në rendimentin e prodhimit.
Banorët e këtij fshati thonë se shkak kryesor është cilësia e farave , që sipas tyre janë të pakontrolluara dhe përmbajnë elementë që dëmtojnë kulturat bujqësore.
Arif Grrana thotë se e njëjta situatë është çdo vit pasi jo vetëm tek gruri, por edhe tek kulturat e tjera bujqësore, si misri dhe patatja nuk ka garanci.
Fermerët kërkojnë më shumë angazhim të strukturave shtetërore përmes kontrolleve dhe këshillimeve lidhur me problemet që ka bujqësia.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/rtsh/