E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Lulet e luftës" në Oscar

‘Lulet e luftës’, një dramë e mbështetur mbi fakte reale, është filmi me të cilin përfaqësohet Kina në garën për çmimin Oscar, kategoria filmi i huaj dhe njëkohësisht prodhimi më i kushtueshëm i këtij lloji që vendi ka nxjerrë ndonjëherë, me një buxhet prej gati 100 milionë dollarësh.

Por historia që portretizon masakrën e kinezëve në 1937-ten nga ushtria perandorake japoneze në Nanjing, është kritikuar nga disa si e përshkuar fund e krye prej tonesh të thella nacionaliste e anti-japoneze. Aktori i njohur amerikan Christian Bale, fitues i një çmimi të akademisë vitin që shkoi për interpretimin e shkëlqyer në "The Fighter", këmbëngul se ‘Lulet e luftës’, ku ai ka rolin e personazhit kryesor nuk është aspak propagandë kineze.

"Është një film mbi qeniet njerëzore, natyrën e tyre dhe mënyrën sesi reagojnë ndaj krizave dhe tregon sesi në momente të caktuara njerëzit mund të mbërrijnë deri në veprimet më kafshërore e megjithatë edhe të ngrihen në qëndrimet më të nderuara që dikush ka parë ndonjëherë", tha Bale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›