E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë: Gjendet statuja 6,000-vjeçare

Arkeologët francezë zbuluan një artefakt të rrallë nga periudha e neolitit. Bëhet fjalë për statujën “Nëna e tokës”, që u gjet afër brigjeve të lumit Somme.

Statuja e vjetër 6,000 vjet është e lartë 22 cm, dhe ka të shprehura ijët dhe vithet, ndërkohë që duart i ka të shkurtra e kokën konike. Figura të ngjashme janë gjetur edhe më parë nëpër Evropë, por shumë rrallë kaq në veri të saj, dhe aq mirë të ruajtura.

“Nganjëherë gjejmë vetëm ndonjë pjesë të vogël të ndonjë statuje të tillë, por kurrë nuk e gjejmë komplet figurën. Ajo është shumë e ngjashme me figurat nga periudha e njëjtë që i gjetëm shumë larë prej këtu, në Lindjen e Mesme”, i tha gazetës ‘The Independent’ arkeologja Françoise Bostyn.

Statuja u quajt "Lady of Villers-Carbonnel", dhe konsiderohet se ajo ka lidhje me perëndinë e plleshmërisë. Supozohet se arsyeja për gjendjen e saj aq të mirë ka të bëjë me atë se ajo është pjekur - diku mes viteve 4300 dhe 3600 para erës sonë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›