Kur Bond thotë se është papastër

Xhirimi i filmit të fundit nga seriali për agjentin 007, “SkyFall”, është ndërprerë pasi që Daneil Craig është ankuar për kushtet e punës.
Për xhirimin e një skene nga aventura e re e James Bond, regjisori
kishte zgjedhur një pishinë, në një hotel ekskluziv londinez. Por, disa minuta para se të fillonte xhirimi, në pishinë u shfaq Daniel Craig, dhe tha vetëm një fjali: “Nuk vjen në konsiderim”.
Ylli i filmit refuzoi të hynte në pishinë, “sepse është e papastër”, siç tha.
Xhirimi u ndërpre, ndërsa personeli i hotelit ‘Four Seasons’ u detyrua të pastrojë jo vetëm pishinën por edhe gjithë hapësirën përreth, përfshirë edhe sallën për ushtrime.
"Gjithçka ishte e pastër si loti, por kjo sikur nuk mjaftonte për Daniel Craig”, i tha një burim gazetës ‘Daily Star’.
"Tha se ishte e papastër dhe e parregulluar, dhe se s’do të xhironte derisa të rregullohej gjithçka”.