Lulet, tendenca më e fundit e modës
ROME- Nuk janë gjithmonë të kombinueshme dhe nuk i përshtaten çdo llj trupi, por ato janë të zonjat e pasarelave në pranverë. Bëhet fjalë për lulet e stampuara nëpër fustane, tendenca më e fundit e modës që na rekomandojnë stilistët botëror.
Anna Molinari për koleksionin e ri të Blumarine, ka vendosur të ketë lule kudo. Në një fustan me sfond të bardhë ajo propozon lule të stampuara ngjyrë portokalli dhe shumë fluoreshente. Gruaja Blumarine është ekzotike, lulet shfaqen edhe në pantallona, xhaketa, këpucë, çanta të kombinuara me varëse të mëdha.
Edhe linja e re, Blugirl, luan me tonalitetet e ngjyrave dhe formave të luleve. Aty gjejmë ngjyra të gjala e të forta, aq sa të duken si reale.
Ndërsa Salvatore Ferragamo për koleksionin e tij të ri është frymëzuar nga ikona e modës së viteve tetëdhjetave, Jerry Hall dhe ka bërë të tijat lulet e stampuara. Xhaketa me lule, të kombinuara me pantallona të shkurtra njëngjyrëshe është ajo që na propozon.
Edhe Moschino ka zgjedhur formën e lules për të dekoruar veshjet e tij, por ai ka zgjedhur materiale si tyli e dantellat për t’i krijuar ato. Edhe tek Roberto Cavalli gjejmë një miksim të luleve në veshje.
Ndërsa Laura Biagiotti na propozon një koleksion më romantik, duke i vendosur motivet me lule tek fustanet e gjatë, ndërsa dantellat tek fundet e ngushtë.
(ma.ar/BalkanWeb)