E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, vetëvritet me armë një 30-vjeçar

 Policia u njoftua nga familjarët  se shtetasi me iniciale K.K, 30-vjeç, ka qëlluar veten me një armë zjarri tip pushkë mod-56, kalibri 7.62 mm.

Policia bëri me dije se armët e mbante pa leje dje shtetasi dyshohet se ka vrarë veten. Po punohet për sqarimin e plotë të motivit të ngjarjes, ndërsa materialet për këtë rast do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve dhe municionit luftarak”. /Start/

                                                                                             2012-03-16 09:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›