E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulëzim Basha: Jam kundër prishjes së Piramidës

Kandidati demokrat flet në emisionin Opinion në TV Klan

Jeni i sigurt që janë unifikuar të gjitha strukturat e PD-së për kandidaturën tuaj?

Absolutisht po.

Ka pasur zëra që disa grupime të caktuara nuk janë të kënaqur nga përzgjedhja juaj?

Se nga vijnë këto komente dhe çfarë motivesh kanë nuk është detyra ime ti komentoj është detyra juaj dhe kolegëve tuaj. Unë mund tju them se jam i kënaqur i nderuar i privilegjuar, me shansin që më jep PD-ja, për të realizuar kandidimin në Tiranë…

Shans apo detyrim zoti Basha?

Është një shans për mua

Është shans për ty të përballesh me kryetarin e opozitës i cili ka fituar tre herë në Tiranë?

Për mua është një shans, dhe këtu vjen aspekti personal, është një shans pasi unë kam një lidhje organike me këtë qytet, ky është qyteti ku kam hapur sytë, ku kam mësuar germat e para, ku kam hedhur hapin e parë, ku kam jetuar, jam shkolluar, kam mësuar abc, ku kam pasur përjetimet më të forta të jetës time. Në një farë mënyre kjo është një ëndërr për mua të bësh diçka për qytetin i cili është shtëpia jote, ku çdo banor nuk është thjesht një banor, por është një mik, është fqinj, ku ke një vizion, një dëshirë për të parë gjithçka më mirë. Duke filluar nga lagja, apo rrugica ku banon apo më gjerë. Mendoj se nuk është vetëm rasti im por është rasti i çdo kujt. Sa herë jemi ulur bashkë se dhe ju jeni qytetar i vjetër i Tiranës apo dhe miqtë e tjerë dhe kemi diskutuar si mund të ishin gjërat më mirë. Dhe në këtë kontekst më jepet shansi që jo vetëm të flas, por edhe të bëj diçka.

Zoti Basha, kjo është një analizë?

Jo, nuk është analizë. Kjo ka të bëjë me ndjenjën, nga kjo pikëpamje, nga pikëpamja e ndjenjës është një shans.

Por është emocionale, ka dhe një anë racionale të jesh kandidat i një koalicioni përballë një kandidati që është shef i opozitës dhe ka fituar tre herë në Tiranë do të thotë që të hysh në një betejë që ka shumë të panjohura. Dhe kur një ministër, siç është ministri i Brendshëm, i cili ka shëtitur tre ministri, le postin e tij për tu përballur, nuk e di sa është zgjedhja juaj apo ka qenë një detyrim?

Të jeni i bindur se ka qenë plotësisht vullneti im, dëshira ime dhe shansi im për të pranuar këtë privilegj, këtë përgjegjësi, detyrë të cilët ma besuan jo rastësisht. Përsa i përket përballjes janë dy gjëra, e para për mua nuk është rivali im, por është me problemet e jashtëzakonshme të akumuluara nga ky qytet është me hallet e qytetarëve, është me vizionin tim për të ndryshuar Tiranën. Për sa i përket kandidatit tjetër mendoj se është rivali më i dobët që mund të kisha përballë nga Partia Socialiste. Për tre arsye. E para mendoj se është vendi i gabuar, koha e gabuar dhe njeriu i gabuar për qytetin e Tiranës. Siç e ka thënë dhe vetë, nuk garon se e shikon të domosdoshme projektin e tij të mëtejshëm në qytet, por për postin e kryeministrit.

Ju ka mundur tre herë…

Së dyti vjen në garë pa asnjë bilanc, pa asnjë projekt, për çka bërë për këto katër vite, pa asnjë plan se çdo të bëjë në të ardhmen sepse ai vetë është shprehur se nuk garon në këtë garë për kryeqytetin, por garon në këtë garë për të kapur një karrige tjetër atë të kryeministrit. Në këtë kudër ka shumë rëndësi se si e shohim ne këtë garë, e shohim si një garë përplasjesh në llogore politike për të promovuar ideologjitë për të promovuar gjuhën politike, sloganet politike, apo e shohim në të vërtetë ashtu siç duhet të jetë dhe siç është edhe në qytetet e tjera evropiane, si një garë për administrimin e suksesshëm të kësaj kryenjësie urbane të kryeqytetit.

E shihni ju, apo edhe z.Berisha? A ka një dallim se si e shihni ju dhe zoti Berisha nga ju zoti Basha?

E para punës, unë në këtë fushatë jam futur me emrin tim dhe me kredencialet e mia. Në qoftë se ju do flisnit për pikëpamjet e zotit Berisha, thërriteni përsëri në këtë studio dhe pyeteni cila është pikëpamja e tij. Përsa më përket pikëpamjes sime, unë jam futur në këtë garë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme, se në situatën ku ndodhet Tirana, që është kryeqyteti i vendit me problemet aktuale, por edhe të akumuluar në vite, që për këtë qytet, siç e thashë në fillim, për këtë qytet që unë ndjej pra, nuk jam thjesht racionalisht, por emocionalisht i lidhur për shkak të historisë sime personale, për shkak të prindërve të mi, që kanë lindur në këtë qytet.

Z.Basha, ju ripyes edhe njëherë, pse nuk e përqafuat këtë kandidim në vitin 2007, megjithëse emri juaj ishte përfolur që pas zgjedhjeve të 2005-ës?

Për arsyen e thjeshtë sepse u përzgjodh kandidatura e shkëlqyer e z.Olldashi.

A ishte e vështirë të linit postin e ministrit të Brendshëm?

Jo, nuk ishte fare e vështirë, sepse sigurisht gjatë gjithë periudhës në shërbim të publikut, unë kam vënë jo vetëm kohën, energjinë, por edhe zemrën time. Vendimi për të kandiduar për Tiranën ishte hapi më madhor që unë kam ndërmarrë në këto vite, në jetën publike. Ishte një hap i mirëmenduar dhe me finalizimin e propozimit nga PD-ja, unë vura në lëvizje të gjithë instrumentet që do të bënin të mundur atë që unë e konsideroj elementare, vënien e kohës, energjive, përkushtimit në funksion të plotë, sot si kandidat dhe nesër si kryetar, sepse ky qytet në çdo rrethanë dhe veçanërisht në rrethanat e sotme, nuk mundet më të përballojë asnjë kryetar dhe asnjë kandidat me kohë të pjesshme.

Dua tju sjell në vëmendje një sërë akuzash politike, që vijnë nga opozita… padyshim ka një akuzë konkrete nga opozita, sipas së cilës, ju jeni përgjegjës për humbjen prej 200 milionë dollarësh, në ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës- Morinë. Pra nuk e meritoni të kandidoni sepse i keni sjellë shtetit një humbje të tillë…

Kjo nuk është akuzë e re, por e vjetër, që ka lidhje me kontributin tim në një projekt për të cilin jam krenar dhe do të jem krenar, sepse kam pasur privilegjin dhe shansin për këtë projekt, projekti më madhor, mendoj, i kombit shqiptar, një projekt armiqtë e të cilit filluan ta godasin akoma pa lindur mirë, por mendoj se morën përgjigjen e merituar, mos të them edhe ndëshkimin e merituar, në përfundimin e këtij korridori. Në planin juridik, akuzat morën përgjigjen e duhur nga Gjykata e Lartë, e cila konsideroi se në procesin e fabrikuar kundër meje konstatoheshin qartësisht shkeljet e Kushtetutës dhe të ligjit.

Pra ju mendoni që nuk ka pasur asnjë abuzim financiar në këtë projekt?

Unë mendoj se përgjigja për këtë çështje nuk mund të vijë, as nga shtypi i opozitës, as nga banka e akuzave që opozita ka ngritur për këtë projekt akoma pa nisur. Përgjigja vjen nga institucionet ligjore ndërkohë që nga ana politike, morale dhe qytetare, armiqtë e këtij projekti morën përgjigjen e merituar.

Ju akuzoheni se keni firmosur paktin detar me Greqinë që,sipas opozitës, tentonte shitjen e ujërave shqiptar?

Unë do tju them se në këtë fushatë, po përvijohen qartë dy rrugë; njëra është ajo e dialogimit me qytetarin, e ofrimit të alternativës së tij dhe rruga tjetër, ajo e sulmeve, e përbaltjes politike e akuzave pa fund…

Pra janë akuza politike z.Basha?

Për çështjen në fjalë ka një vend

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›