E Shtunë, 31 Tetor 2026

Standardet e dyfishta të mazhorancës për mbrojtjen e të dhënave personale

Nëse këtë periudhe e deri në 8 maj keni ditëlindjen, mos u çudisni kur në telefon tu vijë urimi i kandidatit demokrat Lulëzim Basha. Vizion Plus tentoi të kontaktoje me numrin nga i cili zoti Basha u ka dërguar mesazhet edhe kryeqytetasve të tjerë, por sekretaria telefonike citonte se ishte e pamundur të lidheshe. Po ku i ka gjetur kandidati Basha të dhënat personale të qytetarëve të Tiranes dhe a është shkelje e te drejtës se privatësisë? Partia Socialiste akuzon kandidatin Basha se ka shkelur hapur ligjin për mbrojtjen e te dhënave personale. As Ministria e Brendshme dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes civile nuk japin sqarime. Por pak ditë më parë kur opozita kërkoi emrat e personave që kishin ndërruar gjendjen civile, drejtori Armand Teliti deklaroi se të dhënat personale nuk mund ti jepen personave të tjerë. Ndërkohë shtabi elektoral i kandidatit nuk ka dhënë asnjë sqarim se ku i ka gjetur të dhënat personale të kryeqytetasve, të cilat po i përdor në fushatë.

VIZION PLUS

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›