E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lulishtja t’i kthehet komunitetit – pallati na ka zënë frymën, zaptoi pronën publike”

12-01-2013 / Gazeta 55

Banorët e Tiranës kërkojnë shembjen e pallatit të Linda Bashës


Banorë të shumtë të njësisë bashkiake nr. 2 në kryeqytet, kanë protestuar dje në lidhje me pallatin e Linda Bashës, i cili është ndërtuar në mënyrë të paligjshme gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës bashkëshorti i saj z. Edi Rama. 


Gjatë prononcimit, banorët kanë kërkuar kthimin në identitet të truallit që ka zaptuar znj. Linda Basha, ku më përpara ekziston një lulishte, e cila mirëmbahej nga vetë qytetarët e asaj zone, pasi zoti Rama kishte të tjera detyrime, detyrime që të rriste pasurinë e bashkëshortes dhe të afërmeve të tij, duke mënjanuar detyrimet që i jepte posti si Kryetar Bashkie në atë kohë.


Sipas banorëve të kësaj zone pallati i Linda Bashës është ndërtuar si një objekt, i cili është jashtë çdo kriteri urbane, ku përbën edhe një rrezik për të gjithë qytetarët përreth këtij pallati. “Objektin që shihni pas meje është një objekt i cili është ndërtuar mbi një lulishte. Lulishte e cila i ka shërbyer banorëve dhe fëmijëve të kësaj zone. Lulishte e cila ka qenë e mirëmbajtur nga banorët dhe tani shohim që është ndërtuar një objekt, i cili është i paligjshëm. Edhe nga pikëpamja urbane po të shikoni shkallët i ka në rrugë, çfarë  do të thotë që është një shqetësim për të gjithë komunitetin. Me sa dimë leja e ndërtimit nuk është zbardhur akoma. Unë mendoj si banorë i kësaj zone, që leja e ndërtimit të mos zbardhet, në mënyrë të atillë që lulishtja që ka qenë t’i kthehet këtij komuniteti”, thotë banorët e rrugës “Qamil Guranjaku”. 


Sipas tyre, ky ndërtim është i pakuptimtë, pasi ka zaptuar pronën publike që ishte në shërbim të komunitetit si dhe nuk është zbardhur as leja e ndërtimit. 


“Në qoftë se të gjithë kryetarët e bashkive do ndërtojnë pallate për gratë e tyre, atëherë imagjinoje kush do të mendojë për popullin. Mendoj që ambienti t’i kthehet banorëve, të mos zbardhet leja e ndërtimit. Kemi ardhur përpara pallatit të Linda Bashës, e shikoni vet të dashur gazetarë. Ky ambient është bërë si oazë, duam që të bëhet lulishte siç ka qenë, që të bëhet diçka e bukur. Pasi ky pallat na ka zënë frymën. Edhe ju si media shumë vonë keni ardhur, se tashmë ajo është ndërtuar, keni mundësi që ta prishni?! Kush e ka dhënë lejen e ndërtimit për ngritjen e  këtij objekti?!”, thotë ata. 


Gjithashtu, banorët pohojnë se janë ankuar disa herë tek institucioni përgjegjës, Bashkia e Tiranës, për shembjen e ndërtimit. 


“Po jemi ankuar. Kemi dërguar ankesa në bashki për shembjen e këtij pallati”. 


Në reagimin e tyre publik, banorët e rrugës “Qemal Guranjaku”, i kërkojnë strukturave shtetërore dhe ligjzbatuese të veprojnë ndaj uzurpimit të hapësirave publike, një dukuri kjo e ndeshur rëndom gjatë drejtimit të bashkisë së Tiranës nga Edi Rama. 


Pallati i ndërtuar në mes të një blloku banesash, në pronësi të bashkëshortes së Edi Ramës Linda Basha, është ndërtuar mbi një lulishte, duke i privuar banorët nga një hapësirë që më parë ishte në shërbim të tyre. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›