Luljeta Lleshanaku: Politizimi i cmimit, asaj i druhesha! Izaura Ndoj
Luljeta Lleshanaku prezantohet te lexuesi polak me librin "Femijet e natyres", perkthyer nga Dorota Horodyska, e cila ka perkthyer edhe me pare vepra te tjera nga letersia shqipe, kryesisht ne proze. Libri qe sapo ka dale ne qarkullim u botua ne kuader te konkursit "Poeti Evropian i Lirise", i cili u finalizua me nje aktivitet te rendesishem letrar qe u mbajt ne Gdansk nga 19 deri me 25 mars. Ne nje interviste per "Koha Jone" poetja Luljeta Lleshanaku, rrefen pjesemarrjen ne cmimin letrar "Poeti Evropian i Lirise", momentet e vleresimit ne Poloni si dhe bashkepunimin me perkthyesen Dorota Horodyska. "Femijet e natyres", ne origjinal, eshte botuar ne vitin 2006. Ai eshte perkthyer dhe botuar edhe ne anglisht nga shtepia botuese "New Directions" ne SHBA, eshte perfshire ne permbledhjen "Haywire and new poems", botuar ne Londer nga shtepia botuese "Bloodax" shtatorin qe shkoi, si edhe eshte perkthyer ne gjermanisht dhe botuar nga shtepia botuese "Edicion Correspondenzen" ne Vjene, ne vitin 2010. Cmimi letrar "Poeti Evropian i Lirise" synon te nderoje dhe promovoje fenomene ne poezi, te cilat kane te bejne me nje nga ceshtjet kyce per lexuesin bashkekohor, lirine, dhe qe ne te njejten kohe, jane vepra te cilat karakterizohen nga vlera te dallueshme artistike. Qellimi i kesaj forme konkurrimi nuk eshte te jape nje verdikt te kritikes letrare, por te artisteve te medhenj dhe intelektualeve, qe do ta gjykojne poezine me ndjeshmerine e tyre. Ky eshte edicioni i dyte i konkursit "Poeti Evropian i Lirise" dhe zhvillohet nje here ne dy vjet.
Luljeta, sapo moret pjese ne konkursin letrar ne Poloni. Cfare eshte cmimi letrar "Poeti Evropian i Lirise?
Ideja e evenimentit dhe ketij cmimi, eshte te nderoje dhe promovoje fenomene ne poezi, te cilat kane te bejne me nje nga ceshtjet kyce per lexuesin bashkekohor, lirine, dhe qe ne te njejten kohe, jane vepra te cilat karakterizohen nga vlera te dallueshme artistike. Poetet e nominuar per kete cmim, perfaqesojne tete vende evropiane: Tozan Alkan (Turqi), Kristin Berget (Norvegji), Pablo Casado (Spnje), Durs Grünbein (Gjermani), Petr Halmay (Republika Ceke), Ryszard Krynicki (Poloni), Luljeta Lleshanaku (Shqiperi), Serhij Zhadan (Ukraine.) Kompeticioni organizohet nga qyteti i Gdansk-ut dhe eshte njera nga iniciativat qe shoqeron kandidaturen e Gdansk-ut, per titullin e "Kryeqytetit Evropian te Kultures 2016". Juria e konkursit, eshte e perbere nga individe te cilet nuk kane poezine si background. Qellimi e kesaj forme konkurrimi nuk eshte te jape nje verdikt te kritikes letrare, por te artisteve te medhenj dhe intelektualeve, qe do ta gjykojne poezine me ndjeshmerine e tyre. Ata jane kritike arti, filozofe, regjisore, dramaturge, prozatore dhe perkthyes. Konkretisht, juria perbehej nga: Krzysztof Pomian (kryetar), Krzysztof Czyzewski, Agnieszka Holland, Pawel Huelle, Andrzej Jagodzinski, Zbigniew Mikolejko, Stanislaw Rosiek e Anda Rottenberg.
Cfare kupton Luljeta me liri, sa e rendesishme eshte liria per nje poet?
Secili nga ne, ka konkurruar me nje liber te botuar ne gjuhet origjinale, ne vitin 2006. Ky ka qene kushti, per pjesemarrjen ne konkurs. Pastaj, seleksionimi i autoreve per ne finale, eshte bere ne baze te qasjes origjinale te konceptit te lirise ne librat e vete. Dhe ne baze te kritereve estetike. Perndryshe, nuk ka se si te shpjegohet, ndryshe perderisa une personalisht, mund te jem autorja qe me se pakti ka shkruar per lirine; te tjere poete shqiptare, kane sjelle pikerisht realitetin politik shqiptar dhe lirine e munguar tek shqiptaret. Pyetja qe shtroj une mbi lirine, e thene thjesht eshte: a te bejne me te lire, mundesite e zgjedhjeve? Ne shqiptaret, tashme i kemi provuar te dy sistemet politike, dhe shpeshhere realiteti i ri na ve para dilemash te tilla. Personazhet e librit tim, jane njerez te zakonshem, tek te cilet, nocioni i lirise zevendesohet me nocionin e dinjitetit, ne kushtet e nje jete realiteti diktatorial.
Cfare mesazhi percjell libri "Femijet e natyres"?
Ashtu sic eshte komentuar edhe me pare, ky liber percjell nje lloj vitaliteti te njerezve qe dominojne mbi rrethanat, dhe qe arrijne te krijojne identitetin e tyre, duke u perballur me keto rrethana. Ne e njohim mire kete situate; per shume prej prinderve tane, kuptimi i ekzistences vinte nga perballja me regjimin, si nje forme e mbijeteses morale. Diktaturat jane sprova te medha karakteri, dhe nje mundesi per te nxjerre ne pah cilesite e brendshme, forcen e karakterit te secilit prej nesh. Ky liber eshte gjithashtu nje perpjekje per te memorizuar nje cope nga realiteti im i femijerise, permes gjerave te thjeshta, qe e bejne te paperseritshme jeten e gjithkujt, sidomos ne rrethanat e izolimit gjeografik dhe politik. Besoj kete ka pasur parasysh edhe juria, kur e perzgjodhi librin, si kandidat per kete cmim.
Me cilat poezi keni konkurruar?
Perkthyesit tane kane konkurruar secili me tre poezi te autoreve te cilet ata kane perzgjedhur. Pas nominimit, u botua i plote libri "Femijet e natyres" ne polonisht, dhe konkurrenca per cmimin ishte per librin me poezi, jo per poezi te vecanta.
Dhe cili qe vendimi i jurise?
Ashtu sic tha edhe kryetari i jurise ne momentin e dhenies se cmimin, juria e pati shume te veshtire per te dhene verdiktin. Ne fund pretendentet ishin tre vete: poeti polak Ryszard Krynicki, poeti gjerman Durs Grünbein edhe une. Pastaj, ne seleksionimin e fundit, mbeten vetem dy: poeti gjerman edhe une. Domethene, sfida e fundit qe mes meje dhe atij qe u shpall fitues, poeti gjerman. Dhe pasi dha emrin e fituesit, kryetari i jurise, ne menyre te vecante vleresoi punen e perkthyeses sime Dorota Horodyska, nje gjest te cilin gjithashtu nuk e kuptova sado qe me pelqeu..., sepse libri nuk u shpall fituesi.
Po bashkepunimi me perkthyesen qe mori merita ne kete konkurs si ka ecur?
Meqe jemi tek Dorota Horodyska mund te them, se bashkepunimi me te ka qene nje pervoje shume e mire. Ajo ka perkthyer edhe Kadarene, me veprat e te cilit, shkoi dy here deri ne finale e nje konkursi te rendesishem ne Poloni, dhe pervecse nje njohese e mire e gjuhes, eshte edhe nje mike e fuqishme e shqiptareve.
Dhe..? Si e pritet?
Ajo qe i druhesha, qe para se te shkoja ne Poloni, ishte politizimi i cmimit. A eshte poeti qe fiton, apo shteti te cilin poeti perfaqeson? A jane kriteret mirefilli estetike? Ka shume gjera per t'u thene, por, nuk me takon mua te bej ndonje koment mbi te. Ata qe kane qene prezent ne ceremoni, mund te ishin me te lire per te bere nje koment me te sakte per te. Ndoshta edhe perkthyesja. Por, ama, nuk mund te rri pa u kujtuar nje moment: ne fund, ne skene, u rrethova nga pese anetare te jurise, te cilet m'u drejtuan fillimisht mua per te me uruar. Une i pashe me habi dhe i thashe: "Per cfare me uroni? Nuk qeshe une ajo qe fitoi!"