MB: Nuk behemi loje e Prokurorise per "21 Janarin"
Ministria e Brendshme refuzon te behet pjese e lojes se Prokurorise se Pergjithshme ne hetimet e 21 janarit. Pas publikimit nga nje e perditshme prane opozites, te pretendimit se Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kane pranuar se demonstrata e dhunshme e 21 janarit nuk ishte nje perpjekje per dhunimin e institucioneve kushtetuese apo puc, zbardhet se ne te vertete ka ndodhur krejt e kunderta. Burime nga Ministria e Brendshme dhe nga Prokuroria e Pergjithshme konfirmuan per gazeten "Koha Jone", ekzistencen e nje shkrese drejtuar Prokurorise se Pergjithshme pikerisht per kete ceshtje. MB tha se kritikon tentativen e organit te akuzes per ta trajtuar sulmin e dhunshem mbi kryeministrine, si nje manifestim i paligjshem.
"Ministria e Brendshme, i kerkon Prokurorise se Pergjithshme, te mos ndryshoje referimin qe Policia e Shtetit ka bere ne Prokurori, ne shkurt 2011, per dhunim te institucioneve kushtetuese per ushtrim dhune ndaj forcave te rendit dhe sigurise ne krye te detyres", reagon ky institucion, duke theksuar se organit te akuzes i eshte kerkuar ky kualifikim vepre. Konkretisht, ne shkresen qe Ministria e Brendshme, i kthen pergjigje Prokurorise se Pergjithshme, ne lidhje me kryerjen e veprimeve hetimore te procedimit penal per tre deputetet duhet saktesuar referimi qe Drejtoria e Policise se Shtetit ka bere per personat qe kane ushtruar dhune.
"Ne lidhje me kerkesen tuaj, percjelle Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit per caktimin e dy oficereve te Policise Gjyqesore te Sherbimeve te Policise se Shtetit, per kryerjen e veprimeve hetimore te procedimit penal nr.1 te vitit 2012, ndaj deputeteve Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Baraj, gjykojme se brenda kompetencave qe ligji ju ngarkon si organ i ndjekjes penale dhe i ngritjes se akuzes ne gjykate, per nje kualifikim ligjor te vepres penale duhet te merrni ne konsiderate referimin e sakte te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane (D.P.Q), derguar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane", thuhet shprehimisht ne shkresen zyrtare me te cilen Ministria e Brendshme i kthen pergjigje Prokurorise se Pergjithshme. Shkresa vijon: "Referimi i sakte i D.P.Q Tirane, derguar Prokurorise ndaj personave qe kane ushtruar dhune, goditur, kundershtuar, kanosur, fyer, demtuar pronen, kane dhunuar Institucionet Shteterore dhe qe kane nxitur protestuesit per te kryer veprime te dhunshme". Me kete qendrim per saktesim, Ministria e Brendshme, thekson se garanton se strukturat e Policise se Shtetit, do te mbeshtesin Prokurorine ne menyre te vazhdueshme per nje hetim te drejte dhe ligjor.