Luljeta Ndoka Trafiku, pajisjet e reja qe do ta monitorojne
Dhjetera semafore te rinj, kamera, tabela qe tregojne sasine e trafikut ne kryeqytet, do te jene menyrat qe do te ndihmojne qe te ekzsitoje nje kontroll i plote mbi trafikun ne Tirane. Nje gje e tille do te filloje nga realizimi brenda ketij muaji, ne saje te projektit "Qendra e Kontrollit te Trafikut Urban". Marreveshja u nenshkrua dje mes kryetarit te Bashkise se Tiranes Lulzim Basha dhe drejtuesve te kompanise "Searco Mizar" & "SCAE", Alexander Searovski dhe Alfredo Bolelli. Zbatimi i ketij projekti i cili zgjat 18 muaj, do te mundesoje vendosjen e standardeve me te larta ne Tirane, per menaxhimin e trafikut por edhe per sigurine. Ky sistem i ri, i kontrollit te trafikut urban ne Tirane do te realizoje menaxhimin e semaforeve ne kohe reale, permiresimin e fluksit te trafikut ne qytet. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, parashikohet ndertimi e nje Qendre Operacionale te Kontrollit ne Tirane, e cila do te mundesoje jo vetem drejtimin e te gjithe pikave te kontrollit te trafikut nga nje qender e vetme, por edhe monitorimin 24 ore, cka do i sherbeje shume edhe permiresimit te sigurise rrugore brenda qytetit te Tiranes. Po keshtu, parashikohet pajisja me tru te ri elektronik e 51 nyjeve te trafikut ne qytetin e Tiranes, te cilat do te kontrollohen nga Qendra Operacionale. Nente nyje te reja do te ndertohen nga fillimi, sikunder do te vendosen edhe semaforet e rinj. Gjashte pajisje elektronike te perditesuara (tabela te medha) do te njoftojne drejtuesit e automjeteve, mbi kushtet aktuale te trafikut si dhe informacione te tjera te rendesishme, ne levizjen brenda qytetit te Tiranes, ne hyrje te qytetit te Tiranes dhe ne dalje te qytetit te Tiranes. Projekti parashikon vendosjen e 23 kamerave, te cilat do te percjellin informacion ne kohe reale, ne Qendren Operacionale. "Ky sistem, ne perfundim te tij do te jete i barabarte ne vlerat teknike, me sistemet qe edhe qytete te tjera te Evropes, si Roma apo Viena kane vene ne operim vetem ne 3-4 vitet e fundit. Menaxhimi ne kohe reale, permiresimi i fluksit te trafikut, permiresimi i sigurise, dhenia e perparesise transportit publik do te jene disa nga perfitimet e menjehershme qe qytetaret e Tiranes do te kene nga ky projekt", - theksoi Basha. Ndersa drejtuesi i kompanise "Searco Mizar", Alexander Searovski ka vleresuar projektet e zhvillimit te kryebashkiakut Basha, te cilat sipas tij kane terhequr edhe vemendjen e sipermarresve nga e mbare bota. "Qellimi dhe fokusi yne eshte t'i sjellim Tiranes nje nga qendrat e kontrollit te trafikut nga me modernet, ashtu sic kemi bere me shume qytete te Evropes, ne lindjen e Mesme dhe ne SHBA. Ne kemi perfunduar projekte ne Rome, Torino, Bukureshti, Oslo, Stokholm, Hamburg dhe shume qytete te tjera. Se fundmi, arritem te fitojme projektet e menaxhimit ne Moske, Buenos Aires, Kazan (Rusi) dhe Shkup. Ky eshte bashkepunimi yne i pare ne Tirane dhe shpresojme per bashkepunime te tjera ne te ardhmen" - u shpreh drejtuesi i kompanise Searovski. Ndersa Basha u shpreh se i gjithe sistemi do te jete i lidhur me fibra optike dhe do t'i pergjigjet standardeve me te larta te Bashkimit Evropian.
Skema si do te realizohet monitorimi i trafikut
Me 23 kamerat e reja, Bahskia do te percjelle sinjalin tek Dhoma e saj e Kontrollit por edhe tek Dhoma e Kontrollit te Policise Rrugore, nderkohe qe do te prese qe kamerat e Policise Rrugore, po keshtu te percjellin ate pjese sinjali qe ka te beje me detyrat e Policise Bashkiake dhe te Bashkise ne teresi, tek Dhoma e Kontrollit e Bashkise se Tiranes. "Pra bashkepunimi eshte shume eficent dhe besoj se ky projekt do te ndihmoje edhe me tej rritjen e parametrave te sigurise rrugore ne qytetin e Tiranes, me qellim uljen e numrit te aksidenteve, permiresimin e sjelljes ne trafik, rritjen e sigurise si per drejtuesit e automjeteve edhe per kalimtaret", tha Basha. Sipas tij, projekti ndihmon ne permiresimin e cilesise se jetes se qytetareve te Tiranes, permireson rritjen e konkurrueshmerise se Tiranes, pra uljen e kostove ekonomike, te fshehura apo fare te hapura, qe ka nje trafik i keqmenaxhuar dhe ne kete menyre permireson indikatoret e zhvillimit ekonomik, qe natyrisht jane ngushtesisht te lidhura me mireqenien dhe punesimin ne qytetin e Tiranes.