E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Presidenti i ri, perpara raundit te katert

Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjate nje interviste me gazetaren Sonila Meco

ne studion e "ABC News", beri dje nje analize te gjere te zhvillimeve ekonomike ne Shqiperi, krahasuar me vendet e Eurozones. Njekohesisht ne intervisten e tij, ministri Bode u ndal dhe te zhvillimet ekonomike, duke u fokusuar pikerisht tek debati per zgjedhjen e Presidentit. Madje, ne kete pike, Ministri i Financave i beri apel lidershipit socialist te reflektoje dhe te ofroje mbeshtetje per kandidaturen konsensuale te mazhorances. Kjo me qellim qe ne raundin e radhes, sipas tij, Kuvendi te mund te votoje per nje kandidature konsensuale. Ne vleresimin e Bodes, Kushtetuta percakton kriteret per zgjedhjen e presidentit, nderkohe qe konfirmoi se mazhoranca eshte e vendosur qe kreu i ri i shtetit te jete nje figure qe ploteson kriteret e ligjit themeltar te shtetit.

Lidhur me raundet e metejshme z.Bode tha se emri kandidat i mazhorances "perfundimisht do te mbetet jashte politikes" dhe theksoi se kjo erdhi pas terheqjes se z.Berisha nga deklarimet e meparshme per nje kandidat nga brenda PD. Per kete tha z.Bode, kryeministri paraqiti nje kandidat si Xhezair Zaganjori per te kerkuar konsensusin edhe te opozites.

Ministri Bode shprehu besimin e tij se Presidenti i ri do te zgjidhet perpara raundit te katert. "Mendoj se z.Rama dhe PS do t'i therrasin arsyes per te zgjidhur ceshtjen e presidentit te Republikes ne menyre sa me te paqme", - deklaroi z.Bode, kurse shtoi: "Une kam besim se nuk do te shkoje ne raundin e katert do te arrihet nje zgjidhje para raundit te katert sepse ne fund te fundit opozita e di se nuk mund te kerkoje me shume se kaq. I gjithe procesi eshte kushtetues", - theksoi z.Bode.

Sa i perket nje votimi te mundshem me 71 vota, ministri Bode tha se koalicioni eshte funksional dhe u shpreh i sigurt se edhe nese do te kishte kalim ne raund te katert, ka nje qendrim unik dhe te shprehur publikisht nga pjesetaret e ketij koalicioni qeveritar.

Nderkohe qe ne analizen e tij, fokus kryesor ishin pikerisht zhvillimet ekonomike.

"Shqiperia ne gjithe kete zhvillim, ka nje rritje te kredibilitetit, kjo e pare ne te gjitha komponentet e saj. Kemi nje rritje ekonomike me 3.4 %, duke u radhitur si vendi me rritjen me te larte ekonomike. Po ashtu dhe inflacioni eshte me i stabilizuar, krahasuar dhe me rajonin dhe me vendet e Europes", vuri ne dukje ministri Bode, gjate intervistes.

Gjithashtu, duke sqaruar me tej, ministri Bode nenvizoi se "investimet ekonomike kane rene, eshte e vertete, krahasuar me periudhen para krizes, por vendi vijon te kete nivelin me te larte te investimeve ne rajon dhe ne Eurozone".

Gjithashtu, sipas tij, nga fillimi i krizes e deri me tani borxhi publik eshte rritur me 3.1 %, duke bere qe perseri ekonomia shqiptare te qendroje brenda niveleve normale, ndryshe nga vendet e tjera.

Po keshtu, ne vleresimin e Bodes, ekonomia shqiptare eshte pozitive, e kjo duke iu referuar nje tjeter komponenti qe eshte rritja e te ardhurave qe shkon ne nivelet 4.4 %.

"Ekonomia shqiptare nuk eshte ndikuar nga kriza ne Eurozone. Qeveria shqiptare ka ndjekur modelin e rritjes se pagave dhe pensioneve, si dhe te taksave te uleta. Shqiperia ka potenciale per te nxitur rritjen ekonomike. Nderkohe qe privatizimet kane nje rol kyc ne zhvillimin ekonomik te vendit", vleresoi ministri Bode, lidhur me nje ceshtje te tille.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›