E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRTRSH miraton planin per Himaren, ku ndertohet dhe ku jo

Mbledhja e djeshme e Keshilli Kombetar te Territorit (KKT) ka miratuar dje disa vendime te rendesishme. Jane miratuar dy zona rezidenciale e hotelerie ne gjirin e Lalzit, fshati turistik ne Kryevidh te Kavajes, plani urbanistik ne Synejit, i cili parashikon nje vend per ankorimin e 90 jahteve. Gjate fjales se tij, Berisha tha se syte e kombit jane nga bregdeti, ndersa 92% e zones bregdetare eshte e panderruar. Gjithashtu, ai ka kujtuar faktin se, ndersa masterplani i bregdetit jonian eshte miratuar, tashme kane filluar te miratohen planet lokale urbanistike, dhe nje prej te cileve mori miratimin final te KRT-se eshte ai i Himares, i cili tregon se ku nuk mund te ndertohet ne Bashkine e Himares, e cila, sipas Berishes, ka potenciale te medha te zhvillimit te turizmit. Berisha tha se, plani tregon se ku nuk mund te ndertohet dhe ftoi te gjitha komunat qe te ndjekin kete shembull ne menyre qe turizmi te njohe dimensione te metejshme. Te respektohen kriteret e percaktuara ne kete plan dhe Himara te zhvillohet ne perputhje me bukurite mahnitese natyrore. Per sa i perket planit vendor per qytetin e Lushnjes, kryeministri deklaroi se ai do te zbardhet, vetem pasi te zbatohen rregullat e mjedisit. Sipas tij, busti i vendosur ne qytetin e Lushnjes duhet te rikonceptohet ne funksion te Kongresit te Lushnjes. Gjithashtu, ne mbledhjen e djeshme u miratua edhe ndertimi i dy hidrocentraleve, ai i Bence-Tepelene dhe plan-projekti per ndertimin e hidrocentralit ne deget e Matit. Berisha tha se "te gjithe hidrocentralet qe jane parashikuar per ndertim duhet te kene perparesi themelore, sot jane ne ndertim e siper 100 hidrocentrale, ndersa jane perfunduar 46. Interesi per prezantimin e tyre eshte gjithnje ne rritje, pasi keto hidrocentrale ndertohen nga sektori privat dhe nuk rendojne mbi taksat e qytetareve". Po ne mbledhjen e djeshme KKT-ja miratoi edhe instrumentin strategjik sektorial, por u kerkua qe ne te te perfshihet mundesia e reduktimit ne me pak se 7 pika e vendeve te vendosjes se antenave te televizioneve ne parkun kombetar te Dajtit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›