E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lulzim Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR

Për dhunën në veri të Kosovës, ka reaguar edhe Lulzim Basha, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, ka dënuar sulmin ndaj KFOR, të cilin e vlerëson se ishte i “paprovokuar”.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim. Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA, BE dhe NATO. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat  njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë”,- tha Basha.

/rtsh.al/

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›