Post-14 maji/ Rama në Elbasan: Qytetarëve do u shërbejmë njëlloj, qofshin të majtë apo të djathtë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të falënderimeve pas zgjedhjeve vendore të 14 majit. Ditën e sotme Rama është ndalur në Elbasan nga ku deklaroi se forca politike që ai drejton mund ta çojë vendin para.
“Ata vendosën me mendje se ne jemi ata që mund ta çojmë Shqipërinë para. Një pjesë që i ka votuar historikisht dua t’i falënderoj se i bënë një shërbim të madh Elbasanit.
Ky respekt kthehet duke e ndarë mendjen se kur të dilni nga shtëpia t’i puthni dorën çdo njeriu që ndalon dhe jo ti thoni s’kam kohë.
Ne jemi të vetmit që do ta çojmë vendin para. Shumë faleminderit se i dhatë një çmim perfekt”, është shprehur Rama.
Rama u shpreh gjithashtu se kryebashkiakët duhet t’u shërbejnë qytetarëve pavarësisht bindjeve të tyre nëse janë të majtë apo të djathtë.
“Përveç atij që është e sigurt se nuk na ka votuar asnjë nuk e di. Çdo njeri duhet ta respektoni pa pyetur fare nëse është i majtë apo i djathtë.
Ne duhet ta kthejmë PS në një forcë për të krijuar një komunitet më të gjerë. Pika e parë e programit të çdo kryetari bashkie të PS-së duhet të jetë njerzilliku.
Njerzilliku është pika e parë e programit të çdo partie. Elbasanin do ta bëjmë një destinacion turistik. Do të jetë një motor për ekonominë”, theksoi Rama.
/rtsh.al/