Lulzim Basha: Kjo është një ditë e bukur për mbarë qytetarët e Tiranës

Kandidati demokrat për Tiranën, sapo ka votuar në njësinë bashkiake nr.8
UPDATE- Kandidati i Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin” në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka votuar para pak minutash në njësinë bashkiake nr 8 në kryeqytet. Z.Basha ka vlerësuar procesin si shumë korrket dhe ka uruar të gjithë votuesit shqiptarë, vecanërisht ata të kryeqytetit që të respektojnë këtë ditë të bukur deri në fund të saj. “Procesi shkoi shumë mirë dhe uroj që e gjithë kjo ditë të shkojë shumë mbarë. U uroj votim të qetë gjithë qytetarëve kudo ku janë”- u shpreh Basha, menjëherë pas votimit. “Uroj gjithë qytetarët e Tiranës, vijoi ai, për një votim të mbarë deri në fund të kësaj dite të bukur”. Basha drejtoi publikisht urimin që procesi zgjedhor i 8 majit, të kalojë në mënyrë sa më të qetë. Lulzim Basha, kandidon përballë Edi Ramës nga ana e socialistëve për postin e kreut të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës në 4 vitet e ardhshme.
...