E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha Kryetari i Ri i Bashkise se Tiranes

Zoti Lulzim Basha, është zyrtarisht tashmë Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës.

Atmosferë festive në selinë e Partisë Demokratike pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kërkesës së PS, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së së 23 majit që nxorri fitues kandidatin e koalicionit “ Aleanca për Qytetarin” zotin Lulzim Basha me 81 vota ndaj Edi Ramës . Vetë Zoti Basha sapo ka dalë para simpatizantëve demokratë që po festojnë para selisë blu, duke e cilësuar këtë fitoren më të madhe ku u dëgjua zëri i qytetarëve, duke u numëruar cdo votë.

“ Të nderuar, bashkëqytetarë, pak para disa orës Kolegji Zgjedhor mori një vendim të rëndësishëm, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ për të numëruar cdo votë. Në pritje të certifikimit të rezultatit final dhe në respekt të plotë dua të them se jam i lumtur. Beteja ishte që zëri juaj të dëgjohej. E më vjen shumë mirë që çdo votë u numërua në rregull sipas parimeve tëdemokracisë, ligjeve dhe kushtetutës. Kjo është fitorja më e madhe. Falenderoj të gjithë qytetarët nëse votuan ose jo për durimin e tyre, për qytetarinë e këtij procesi. Duke respektuar të drejtën tuaj legjitime për të festuar ju bëj thirrje të dëshmoni durim dhe qytetari, respekt për ligjin dhe institucionet deri në certifikimin final të këtij procesi”, është shprehur entuziast zoti Lulzim Basha i cili tashmë është zyrtarisht Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›