E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres arrestohet Pellumb Guza qelloi per vdekje kusheririn

Forcat e policisë arrestuan sot në mbrëmje një 50-vjeçar nga fshatrat e Durrësit, i cili dy orë më parë kishte qëlluar për vdekje mbi kushëririn e tij.

Sipas informacioneve të policisë së qarkut të Durrësit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fushë Koxhas, 10 km larg Durrësit, kur Pëllumb Guza, rreth 50 vjeç, ka qëlluar më armë zjarri mbi djalin e xhaxhait të tij.

Nga hetimet e para është mësuar së të dy kushërinjtë moshatarë, Pëllumbi dhë viktima Tahir Guza, po korrnin jonxhë në arat e familjes kur për motive ende të panjohura janë grindur me njëri tjetrin.

Sipas të njëjtave burime, 50-vjeçari Pëllumb Guza ka marrë një armë në banesën e tij dhe pasi ka qëlluar për vdekje mbi kushëririn është larguar nga vendgjarja.

Forcat e policisë kanë arrestuar autorin e krimit rreth orës 19.00, thanë burimet e policisë së Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›