Lulzim Basha: Ringritja e PD-së, proces i pakthyeshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se ringritja e kësaj force politike është një proces i pakthyeshëm.
Teksa ka uruar zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë në Njësinë 2 dhe 8 në Tiranë, Basha shkruan në rrjetet sociale se “rrugëtimi ynë është i pandalshëm për shkak se besojmë te vlerat dhe parimet, duke u mbështetur te njerëzit e duhur për ta shndërruar PD-në sa më parë në një alternativë të besueshme qeverisëse”.
“Mirënjohje të thellë demokratëve të degëve 8 dhe 2 në kryeqytet për qëndresën dhe përkushtimin e tyre të pashembullt. Rrugëtimi ynë është i pandalshëm për shkak se besojmë te vlerat dhe parimet, duke u mbështetur te njerëzit e duhur për ta shndërruar PD-në sa më parë në një alternativë të besueshme qeverisëse”, shkruan Basha.
Kreu i PD-së shton se zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë në Njësinë 2 dhe 8 në Tiranës janë “shembuj të qëndrueshmërisë dhe punës së palodhur për ruajtjen dhe ringritjen e një Parti Demokratike të fortë, që sheh nga e ardhmja”
“Urime dhe suksese anëtarëve të kryesive dhe dy kryetarëve të zgjedhur me votë nga kuvendet e degëve 2 dhe 8 në Tiranë. Mirlinda Çollaku dhe Pëllumb Seferi nuk janë vetëm demokratë dhe mbështetës të Partisë Demokratike në kohë të mira dhe të këqija, por ata janë shembuj të qëndrueshmërisë dhe punës së palodhur për ruajtjen dhe ringritjen e një Parti Demokratike të fortë, që sheh nga e ardhmja”, thekson Basha.
/rtsh.al/