E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha, nga e hëna kryebashkiak i Tiranës

Sipas ligjit, kryebashkiaku i ri duhet të betohet para këshillit bashkiak për të nisur më pas punën në bashkinë më të madhe të vendit.

Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të ngrihet Komisioni i mandateve, të zgjidhet kryetari dhe zëvendëskryetari i Këshillit, si dhe të zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut.

Kështu, pas 11 vitesh qeverisjeje nga socialistët, bashkia e kryeqytetit do të drejtohet për katër vitet e ardhshme nga një kryetar i djathtë. Basha mposhti me 93 vota më tepër rivalin socialist Edi Rama, i cili kërkonte mandatin e katërt në krye të Bashkisë së Tiranës.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-24 19:40
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›