E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në kufi me Greqinë

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që bëhet fjalë për rreth 7 hektarë tokë që janë nën flakë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi si pasojë e erës dhe temperaturave të larta, por fatmirësisht flakët nuk rrezikojnë zonat e banuara, të cilat ndodhen larg vatrave të zjarrit.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, por terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka.

Mësohet se Greqia ka vënë në dispozicion dy avionë zjarrfikës, që kanë nisur punën nga ajri për shuarjen e flakëve.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-24 19:32
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›