E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha premton ndryshime te thella ne menyren e drejtimit te Tiranes

Ne Shqiperi kandidati i se djathtes per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha premton ndryshime te thella ne menyren e drejtimit dhe administrimit te kryeqytetit. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes ai thote se ekzistojne te gjitha mundesite qe Tirana te kete me shume hapesira per qytetaret per biznesin dhe per investimet. Zoti Basha shprehet se kandidimi i tij nuk lidhet me synime te tjera politike si dhe komenton arsyet pse zgjodhi te beje nje fushate ku pesha e Partise Demokratike dhe e drejtuesve te saj nuk eshte e dukshme. Me zotin Basha bisedoi korrespondenti yne ne Tirane Armand Mero.

Zeri i Amerikes Zoti Basha doja ta nisja intervisten duke u ndalur fillimisht ne premtimet tuaja ka qene nje fushate qe eshte drejt fundit. Ju keni bere premtime te shumta keni shpalosur premtime si do ti permblidhni ato

Lulzim Basha Do ti permblidhja ne tre fusha kryesore. Se pari ne zhvillimin ekonomik te Tiranes. Nje model qe do te garantoje mireqenie punesim te pmjaftueshem per qytetaret e Tiranes si qendra kryesore ekonomike e vendit ku mbi 6 mije te rinj hyjne cdo vit ne tregun e punes. Si nje perpjekje te fuqishme te pushtetit vendor per te kontribuar ne normalizimin e cmimeve ne kete qyetat te cilet jane me te larta se ne komunat e bashkite perreth. Pra perdorjen e te gjithe mekanizmave fiskal permes reformes fiskale garantimit te investimeve dhe krijimit te nje klime investimesh per rritjen e mireqenies ekonomike te qyetareve te Tiranes me fokus punesimin.

E dyta ka te beje me cilesine e jetes ne Tirane. Me cilesine e jetes se qytetareve dhe ne fokus eshte menyra se si do ta zhvillojme Tiranen. Plani i ri urbanistik dhe mundesia qe duhet ti ofroje qytetareve. Pikesepari per zhvillimin e pronave te tyre sepse prona duhet te jete e pacenueshme dhe ne themel te zhvillimit. Dhe se dyti si te  rifitojme hapesirat publike qe jane tkurrur nen presionet klienteliste. Kjo eshte plotesisht e mundur nese keto dy interesa harmonizohen dhe jane ne qender te planit te ri urbanistik ashtu sikunder une premtoj se ky plan do te garantoje rruge te standarteve europiane me trotuare me ndricim me ujesjelles-kanalizime. Do te garantoj rifitimin e hapesirave publike qe do perdoren per shkolla dhe kopshte te reja dhe hapesiar te gjelberta.

Por po keshtu do te garantoj nje zhvillimi te fuqishem te infrastrukltures zhvillim i cili ka mbetur peng  i konfliktit politik qe nga Unaz a e madhe te Tramavaji te zhvillimi i parqeve te medha te gjelberta korridori rekreativ i Lumit te Tiranes dhe nje parku tjeter te madh.

Ne qender te ketij zhvillimi qe ka te beje me cilesine e jetes do te jene lagjet e qytetareve te Tiranes shtepite e tyre. Ky zhvillim do te nise nga pragu i deres se tyre dhe jo nga qendra.

Perqasja qe une ofroj qe mund te quhet e re por qe ne te vertete eshte po aq e vjeter sa familja eshte ta konsiderojme Tiranes shtepine tone te madhe familjen tone ku nuk mund te kete te humbur e te fituar po ku harmonizimi i interesave con perpara qytetin dhe te gjithe fitojne. Per te bere kete une propozoj nje qeverisje qe eshte sa me afer qytetarit me ne qender qytetarin ku konsultimi eshte nje e perhershme dhe jo vetem kaq. Ku bashkevendimarrja dhe konsensusi me i gjere qyetar eshte rregulli dhe jo perjashtimi.

Zeri i Amerikes Zoti Basha disa nga premtimet tuaja sidomos ato qe jane mjaft te prekshme per interesat e qytetareve flas ketu per taksat ceshtjen e hipotekimeve kane ngjallur debate. Opozita thote se taksat e pushtetit vendor qe ju premtoni te reduktoni drastikisht zene vetem nje pjese te vogel ne volumin e taksave qe biznesi paguan. Apo ceshtja e hipotekimeve qe ka dy vjet qe ka kaluar ne duart e nje institucioni tjeter e nuk jane me ne varesi te pushtetit vendor.

Lulzim Basha Ne te dyja keto raste ceshte e verteta perballemi me perqasje te ndryshme qe ne ofrojme ne fushate. Kandidati tjeter nuk ka pranuar te marre pergjegjesi per shume gjera qe i takojne bashkise probleme te qytetit qe nuk mund te mos jene probleme te bashkise apo kryebashkiakut.  I tille eshte rasti i hipotekimit te pallateve qe nuk duhet te ngaterrohet me legalizimin. Procesi u stopua pikerisht per shkak te mungeses se vullnetit apo transparences per te ecur perpara me lejet e shfrytezimit e per te perfunduar pastaj me hipotekimin. Ky proces ka qene teresisht nen autoritetin e bashkise dhe Bashkia ka qene pergjegjese edhe per neglizhencen ne kontrollin e ndertimeve qe mund te kene devijuar nga leja e ndertimit edh per ti dhene nje zgjidhje te cilen une do ta jap brenda dates 15 nentor cdo familje. Sepse se pari eshte e drejta e tyre te zoterojne titullin e pronesise per banesa qe i kane paguar te cilat jane ndertuar me leje dhe nuk duhen ngaterruar me legalizimin. Dhe se dyti sepse perfaqesojne nje vlere kapitale te jashtezakonshme mbi 700 milion euro dhe kjo vlere kapitale do te kete nje impakt te menjehershem ne tregun e Tiranes vecanerisht ne prioritetin numer 1 ne punesim. E njejta vlen dhe per ceshtje te tjera. Ne teresi perballemi me nje mungese pergjegjshmerie me deshiren per te treguar me gisht palen tjeter.

85 taksa dhe tarifa vendore jane teper shume per cdo vend e qytet. Niveli i tyre 7-8 here me i larte se komunat dhe bashkite fqinje. Taksat e larta sjellin sherbime te pakta dhe sherbimet e munguara sjellin nje kosto tjeter edhe per bniznesin dhe qytetarin Dhe kjo politike e gabuar fiskale sjell kosto te larta per qytetarin per biznesin cmime jo normale dhe ul nxitjen per punesim. Per kete arsye jam i vendosur qe nga muaji maj te merrem me reformen fiskale te thjeshtoj sistemin e taksave procedurat administrative ti rikthej parate punedhenesve te qytetit qytetareve te Tiranes dhe ne te njejten kohe te ofroj sherbime te tilla qe te mos kete kosto me te larte sherbimi dhe prodhimi ne kete qytet se san e komunat e bashkite perreth. Por duke perdorur ekonomine e shkalles kjo kosto do te jete sa me e ulet per parate te cilat do ti rikthehen punedhenesve te Tiranes do te jene te mjaftueshme per te hapur vetem Brenda muajit Dhjetor te pakten mbi 4 mije vende te reja pune. Une do te veproj po keshtu me nje fond garancish per biznesin. 2 milion euro te Bashkise do te jene themeli i ketij fondi garancish me nje impakt kreditues 20 milion euro. Bizneset e vogla dhe te mesme do perfitojne nga keto kredi dhe do mundesojne po keshtu nje punesim te pakten per 6 mije qytetare te tjere te Tiranes. Pra une kam vendosur te marr pergjesite e plota qe i takojne Bashkise.

Zeri i Amerikes Zoti Basha duke mbetur tek aspekti politik I fushates tuaj. Ju vini nga nje karriere e sukseshme politike ne qeverine e Partise Demokratike. Por ajo qe vihet re ne kete fushate duke nisur nga spotet tuaja mungon loga e Partise Demokratike ngjyra nuk eshte me bluja keni dhe portokallin tani. Drejtuesit e Partise Demokratike nuk jane pare ne fushaten tuaj pervec hapjes se fushates tuaj ketu e 30 dite me perpara. Pse ky distancim

Lulzim Basha Nuk behet fjale per nje distancim. Partia Demokratike eshte fuqishem e perfshire ne fushate ne te gjitha nivelet qe nga Kryetari i saj e deri tek koleget e Keshillit Kombetar dhe anetaresia. Partia demokratike po ben fushaten me intensive dhe me te bukur prej shume kohesh dhe une i jam shume mirenjohes kujtdo qe ka dedikuar fuqite energjine e tij per kete fushate por eshte nje fushate qe ka ne qender  qytetarin. Dhe kjo eshte nje zgjedhje e imja po ashtu eshte nje zgjedhje po kaq e  Partise Demokratike eshte nje zgjedhje po kaq e qytetarit. shte nje konvergjence dhe me kete kuptim Partia Demokratike ka virtytin  qe te pranoje ne kete moment dhe te beje te veten filozofine e qytetarit ne qender te politikave vendore. Une mendoj se ne kete drejtim kemi te bejme me nje fenomen pozitiv nje fenomen i cili do te kontriboje per me shume realizem ne politikat qe jane me afer qytetarit dhe qytetare me te fuqishem e me me shume ze ne marrjen e vendimeve.

Zeri i Amerikes Ju flisni per politikat per qytetarin por keni sulmuar kundershtarin tuaj per mungese transparence. Ju u vute ne qender te kesaj fushate edhe per menyren e mbulimit mediatik te fushates mungesen e kamerave ne ndjekjen tuaj. A mund te besojme ne nje transparence neser nese ju do te zgjidheni. Se kamerat do te mund te futen ne zyren tuaj kur nuk arrinin dot te shihnin takimet tuaja me qytetaret

Lulzim Basha Transparenca ime ka qene e plote dhe askush nuk eshte penguar per te mbuluar aktivitet e mia. Kultura e transmetimit eshte perdorur gjeresisht edhe nga kandidati tjeter edhe ne kete fushate. Dhe natyrisht eshte pjese e problematikes se transparences ne vend. Une jam i vendosur te ece perpara dhe ti jap perkrahje te plote medias se lire sot dhe neser si kryebashkiak i ardhshem per mbulimin e gjithe aktivitetit tim sikur kam qene i hapur gjate gjithe periudhes sime te sherbimit publik. Ky eshte nje problem i cili duhet trajtuar nuk mund te mbyllen syte para ketij problemi. Por te jemi te qarte  eshte nje problem i cili ka ekzistuar me perpara. shte nje problem I cili sot eshte perdorur gjeresisht edhe nga kundershtari i cili ka perdorur kasetat televizive gjeresisht ne aktivitetet e tij ne Tirane dhe jashte. Ka zgjedhur ne menyre selektive mediat ishte e drejta e tij. Une nuk kam bere zgjedhje selektive te mediave. Une kam qene i hapur dhe skam penguar asnje media te ndjeke aktivitetet e mia. Por ne kontaktet e mia intime me qytetarin kam preferuar kamera te vetme per te mos intimiduar ate. Dhe keto pamje jane dhene ne menyre te plote kudo qe kane dashur ti kene ato.

Zeri i Amerikes Kandidimi i juaj nuk erdhi nje muaj me pare dhe besoj ka qene dicka e  pjekur ne kohe ne kohe. Ngjarjet e 21 janarit ku kater persona mbeten te vrare dhe ju atehere ishit drejtues i ministrise se Brendshem e cil ka ne varesi si policine edhe Garden. A e lekunden idene tuaj per te kandiduar

Lulzim Basha shte nje ngjarje e dhimbshme vecanerisht sepse ka pasur 4 viktima edhe une e refuzoj ta perdor kete ngjarje per kapital politik sic ndodh rendom gjate kesaj fushate me kandidatin tjeter. Kjo ngjarje eshte nen hetim asnje akuze nuk ka baze. Icitapi dhe Pameca e kane vleresuar larte rolin e policise. Drejtesia do te thote fjalen e saj. Problemi me perdorimin politik te kesaj ngjarje eshte ajo qe kam thene me perpara   deshira per te vazhduar me gjuhen e akuzave politike te konfliktit politik eshte problem kryesor ne qytetin e Tiranes eshte problemi qe ka marre peng axhenden e qytetin te Tiranes. Dhe une pikerisht kete dua te ndryshoj. Mos ta leme axhenden e qytetareve te Tiranes peng luftes politike sepse keto nuk prodhuar asgje per qytetin. Nuk kane hapur asnje vend pune nuk kane ndertuar asnje shkolle te vetme asnje rruge te vetme. Ka ardhur koha ti boll me ti themi ndal kesaj politike shterpe ketij konflikti politik dhe te orientohemi teresisht nga interesat e qytetit dhe te qytetareve. Dje te jeni te sigurte qe neqoftese nuk punojme nate e dite per problemet e medha dhe te akumuluara te qytetit te cilat te gjitha kane zgjidhje po ti rri njeri mbi koke ashtu sikurse une do ti rri teresisht duke bere betejat e qytetit betejat e mia bashkise se Tiranes dhe kryebashkiakut te ardhshem nuk i del me asnje minute kohe per tu marre me as me politike as me sherre politike.

Zeri i Amerikes Ju flisni per je axhende politike te rivalit tuaj. Po te shohim rrugen se si ai avancoi ne politike duk kapur edhe kreun e kesaj partia eshte praktikisht e ngjashme  dhe me ate qe ju po ndiqni tani. Nje karriere e suksesshme ne ekzekutiv dhe kandidimi ne Bashkine e Tiranes. Do te ishte kjo nje trampoline per te synuar me shume ne partine demokratike nese lidershipi i saj terhiqet

Lulzim Basha Absolutisht jo. E gjithe energjia ime gjithe koha ime une I teri fizikisht dhe shpirterisht sot perkushtohem dhe vihem ne dispozicion te qytetit tim te qytetit ku kam lindur te nje qyteti i cili vuan padrejtesisht mungesen e vemendjes. Dhe nese ne kete fushate jam  nisur me bindjen e plote se perkushtimi total eshte gjeja me e drejte per te bere per qytetin mbeshtetja dashuria shpresa qe kam gjetur te qytetaret e Tiranes me ka bindur edhe me shume se ka qene zgjidhja e duhur ndaj te jeni te sigurte se axhenda ime e vetme do te jete perkushtimi total i plote dhe i sukseshen ndaj problemeve te qytetit dhe axhendes se qytetarit te Tiranes.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›