E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligjvenes amerikane kerkojne terheqje te shpejte nga Afganistani

Nje grup ligjvenesish nga te dyja partite kryesore i ka bere thirrje Presidentit Obama dhe Pentagonit te hartojne plane per nje terheqje te pershpejtuar te trupave luftarake amerikane nga Afganistani. Ligjvenesit thane dje ne nje konference per shtyp se arsyeja kryesore per nderhyrje ne Afganistan ne vitin 2001 ishte vrasja ose kapja e udheheqesit te al-Kaides Osama bin Laden dhe se kjo objektive ishte permbushur. Po dje Nensekretarja amerikane e Mbrojtjes Mishel Flornoj beri komentet e para zyrtare mbi ndikimin qe pritet te kete vdekja e bin Ladenit. Ajo tha se si rezultat i vdekjes se kreut te al-Kaides mund te kete nje perparim me te madh ne procesin e ripajtimit ne Afganistan por paraqet gjithashtu sfida te reja per marredheniet amerikano-pakistaneze.

Nen Sekretarja Flornoj u gjend ne nje pozite interesante te henen kur po drejtonte nje seance keshillimesh mbi sigurine me zyrtare amerikane dhe pakistaneze. Takimi qe ishte planifikuar prej kohesh rastisi te zhvillohej vetem 15 ore pasi Presidenti Obama  kishte njoftuar vrasjen e Osama bin Ladenit nga ekipe speciale amerikane ne qytetin pakistanez te Abotabadit. Ajo tha se kishte nje mesazh specifik per pakistanezet ne ate takim

Ajo qe kemi theksuar ne bisedimet tona eshte rendesia e forcimit te bashkepunimit antiterrorist ne Pakistan dhe perparimi ne nje forme qe e ben kete bashkepunim konkret dhe te besueshem.

Ne komentet para nje grupi gazetaresh ne Uashington ne zyrat e Institutit Aspen zonja Flournoy tha dje se nevojiten shume hapa perfshire edhe analizimi i te dhenave te grumbulluara nga kompleksi i bin Ladenit bashkepunim mbi menyrat per ti bere presion al-Kaides dhe perpjekjet per te permiresuar stabilitetin ne Pakistan dhe Afganistan.

Ajo tha se kishte zhvilluar bisedime te sinqerta me zyrtaret pakistaneze mbi hapat dhe te ardhmen e marredhenieve amerikano-pakistaneze. Zonja Flornoj tha se hapat pakistaneze ne te ardhmen jane te rendesishme per te garantuar financimin ne menyre qe te vazhdoje bashkepunimi dypalesh

Mendoj se Kongresi duhet te bindet qe ia vlen te vazhdoje ndihma civile dhe ushtarake per Pakistanin.


Shqetesime te ngjashme u ngriten edhe ne nje diskutim te organizuar nga Komisioni i Senatit per Marredhenie me Jashte. Krytari i Komisionit Xhon Keri u beri jehone pyetjeve qe kane ngritur shume ligjvenes te tjere

fare dinte ushtria pakistaneze dhe sherbimet e tyre te zbulimit Kush mendonin ata se jetonte pas atyre mureve me lartesi 4-5 metrash

Zonja Flornoj thote se nuk ka prova konkrete se zyrtaret pakistaneze kishin dieni se udheheqesi i al-Kaides fshihej ne nje qytet te mbyshur me officere te ushtrise pakistaneze. Por ajo shtoi se provat materialet te grumbulluara nga kompleksi ku fshihej Bin Ladeni mund te deshmojne te kunderten.

Ajo shtoi se administrata Obama beson se ka rendesi te vazhdoje partneriteti me Pakistanin ne luften kunder terrorizmit pavaresisht nga shqetesimet mbi kompleksin e bin Ladenit dhe sjelljen e dyshimte te agjencise pakistaneze te zbulimit.

Senatori Keri shprehu nje pikepamje te ngjashme te cilen e mbeshteti edhe Senatori republikan Ricard Lugar

Duhet te pohojme se partneriteti me Pakistanin nuk eshte i thjeshte. Por distancimi nga Pakistani nuk do te ishte veprim i duhur dhe mund te jete shume i rrezikshem.

Senatori Lugar tha se nderprerja e marredhenieve me Pakistanin mund te demtoje luften kunder terrorizmit por do te dobesonte edhe grumbullimin e informatave te zbulimit do te shtonte rrezikun e nje konflikti mes Indise dhe Pakistanit do ti jepte fund angazhimit amerikan per te garantuar sigurine e arsenalit berthamor te Pakistanit dhe do ti veshtiresonte opracionet ushtarake amerikane ne Afganistan.

Ne Institutin Apen Nensekretarja Florni tha se vrasja e bin Ladenit ishte nje grusht i rende per al-Kaiden dhe shpreson qe udheheqesit e tjere te al-Kaides do te pranojne oferten dhe kushtet e presidentit Hamid Karzai per procesin e ripajtimit. Disa anetare te Kongresit thone se terheqja e trupave amerikane nga Afganistani qe eshte planifikuar per ne korrik duhet te pershpejtohet. Por administrata Obama thote se ritmet e terheqjes jane te lidhura me ritmet e suksesit drejt stabilitetit ne kete vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›