Lulzim Basha, tjetër valë shkarkimesh në bashki, largohen edhe 70 punëtorë
Share
Më shumë se 70 punëtorë të Bashkisë së Tiranës i ka gjetur viti i ri pa punë. Bëhet fjalë për punonjësit që merreshin më mirëmbajtjen e varrezave në Sharrë dhe në Tufinë.
Punonjësit kanë protestuar para bashkisë, duke kërkuar shpjegime për pushimin e tyre pa asnjë shpjegim nga ana e bashkisë.
Nënkryetari i bashkisë, Edmond Panariti, ka thënë se nuk ka ndonjë gjë për shpjegim, duke pohuar se puna që kryej nga ta, tashmë do kryhet nga ana e ndërmarrjes së gjelbërim-pastrimit.
Që prej ardhjes së tij në detyrë, Lulzim Basha ka shkarkuar qindra punëtorë të bashkisë, duke i zëvendësuar më pas me militantë dhe mbështetës të tij.