Pas vdekjes së 21-vjeçares, shtrohen edhe motër e vëlla në spital
Share
Një ditë pas vdekjes së 21-vjeçares nga Librazhdi, Blerina Balla, dy të rinj të tjerë, vëlla e motër, janë shtruar në spitalin e Librazhdit mbrëmjen e së martës.
Sipas informacioneve të dy personat e shtruar janë po nga i njëjti fshat i 21-vjeçares dhe kanë po të njëjta simptoma viroze gripi me ato të Blerina Ballës si temperaturë të lartë, të vjella dhe dhembje fyti.
Flutura dhe Fatos Allkja përkatësisht 19 dhe 28 vjeç janë shtruar në pavijonin e infektivit të spitalit të Librazhdit, ndërsa kampionet e tyre u janë dorëzuar ekspertëve të ISHP-së, të mbërritur në Librazhd për të ekzaminuar shkaqet e vdekjes së 21-vjeçares Blerina Balla.
Ende nuk dihen arsyet e vdekjes së 21-vjeçares, ndërsa mjekët thanë se ajo vdiq nga temperature e lartë.