E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samsung parakalon Apple

Samsung Electronics, kompania më e madhe për hardisqe dhe telefona të zgjuar pritet të bëjë publike të premten bilancin e tre mujorit të funtit të vitit 2011. Samsung ka arritur fitime rekord nga shitja e telefonave të zgjuar dhe pritet që ajo të jetë kompania numër 1 sa i takon teknologjisë, duke ia kaluar kështu Apple.

Samsung muajt e fundit ka nxjerr në treg produktet të cilat kanë konkurruar denjësisht Apple, HTC, Nokia dhe BlackBerry. Pas publikimit të shifrave, pritet që kompania e Koresë së Jugut të jetë kompania me fitimin më të madh në botë.

Samsung është kompania teknologjike më me vlerë në Azi pasi përllogaritet të vlera e saj është rreth 150 miliard dollarë. Për periudhën tetor-dhjetor 2011 ajo pritet të deklaroi një fitim prej 4.1 miliard dollarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›