Lulzim Bashës i ndahet çmimi “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”
PRISHTINE-Sot në një Akademi solemne të organizuar nga Komuna e Prishtinës pritet t’i ndahet çmimi “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Kjo bëhet në ndër të 11 qershorit, Ditës së Prishtinës, ku fillimisht kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa do të pretë në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, për të vazhduar me nderime tek varri i ish presidentit te Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, tek Varrezat e Dëshmorëve, si dhe tek busti i Dëshmorit të Kombit, Zahir Pajaziti.
Kurse rreth mesditës, në një akademi solemne, Lulzim Bashësh i ndahet çmimi “Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës”.
Po ashtu, me rastin e ditës së Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të ketë një koncert për fëmijë dhe aktivitete të tjera për më të vegjlit, e në mbrëmje do të ketë koncert me emrat më të njohur të muzikës argëtuese, për të përfunduar me lëshimin e fishekzjarrëve.
(d.b/BalkanWeb)