Inis Neziri, “Gjeniu i vogel 5” Yllka Selita
Nata e 15-te e super spektaklit te zbulimit te zerave te talenteve te reja muzikore ka qene kjo e kesaj te diele e “Gjeniut te Vogel 5”. Nata finale e cila ishte i konceptuar me shume si nje feste dhe spektakel se sa si nje konkurrim i mirefillte, pasi talenti i gjashte konkurrenteve te vegjel qe arriten deri ne kete nate eshte i pa diskutueshem. Talentet e vegjel qe nga java ne jave surprizuan publikun dhe vune ne veshtiresi jurine, ne perzgjedhjet e tyre kane interpretuar sic kane bere ne te gjitha netet e ketij super spektakli, “live” kenge me te bukura shqiptare dhe boterore. Surprizat nuk kishin te reshtur kete mbremje qe mbarte edhe ethet e pritjes se kush do te ishte me i miri mes te mireve. Nen prezantimin e mrekullueshem te Rudina Magjistarit, producentet Adi Hila, Bledi Laco dhe Pandi Laco sollen nje nate te vecante e cila si gjithmone mbajti te gozhduar para ekranit me mijera shikues duke percjelle emocionet e konkurrenteve te vegjel, por edhe te jurise qe gjithmone dhe me shume vihej ne veshtiresi, per te zgjedhur mes femijeve te supertalentuar te “Gjeniut te vogel 5”. Por, qe ne naten finale, veshtiresia behet me e madhe, sepse per te gjetur nje gabim tek konkurrentet e vegjel eshte njesoj si “te kerkosh gjilperen ne kashte”. Kishim Elisen, Auroren, Inisin, Sonin, Eranden dhe Pamelen, gjashte emra qe per te gjithe anetaret duhet te ishin fitues, pasi secili ne llojin e vet ishte me i miri. Spektakli nisi me performancat e mrekullueshme te femijeve qe kete mbremje erdhen ne duete me emra te medhenj te skenes. Keshtu Pamela solli nje duet te mrekullueshem me Vikena Kamenicen, Eranda nje duet me Genta Ismajlin, Aurora nje shperthim te vertete me Aurela Gacen, Elisa solli nje duet te mrekullueshem me motren e saj Lauren, qe eshte edhe fituesja e “Gjeniut te vogel 3”, Inisi solli nje nga duetet me te bukura me Pirro Cakon dhe Soni solli nje duet me Klasik Boys. Interpretimet e tyre kane marre shume duartrokitje si dhe vleresime shume te mira nga kengetaret me te cilet kendonin ne duete. Treshja Pandi e Bledi Laco dhe Adrian Hila qe krijuan kete spektakel me tere ngjyrat e tij, dhuruan ne kete edicion nje performance dedikim. Per here te pare drejtori artistik, kompozitori Adrian Hila interpretoi ne skenen e talenteve te vegjel, kengen "Falme", nje dedikim per femijet e tyre...qe e kishin mbajtur ne sirtar per shume kohe, duke pritur kete moment per ta bere publike. Nderkaq ne lidhje me kete kenge, Adi Hila eshte shprehur “Une nuk e kam pare kurre veten si kantautor dhe e ka ndjere veten ne shume siklet. Me telefonoi ime bije shume e perlotur pas spektaklit dhe me tha se kenga ishte pelqyer shume”. Nota humori solli me pas edhe nje nga konkurrentet e “Gjeniut” i cili u eliminua nja jave me pare, Genti i cili imitoi ne menyre perfekt disa nga shoket e tij te “Gjeniut”. Por as grupi i baletit nen drejtimin e Albi Nakos nuk mund t’i mungonte kesaj mbremjeje finale duke interpretuar nje performance mbreselenese. Nje moment shume i bukur ishte mbyllja e spektaklit. Nje kenge e Bitellsave qe u kendua nga Rudina Magjistari dhe femijet e “Gjeniut”. Kjo performance ishte ideuar si fundi i shkolles se “Gjeniut” ku te gjithe studentet diplomohen dhe ne menyre simbolike hedhin njekohesisht kapelet.
Gara
Spektakli nisi me shume ritem dhe ne nje fare menyre ju largoi paksa emocionet e gares te gjashte pretendenteve, Por pas dueteve nisen ethet, sepse ne nje short te hedhur me pare vete femijet kishin vendosur edhe tre sfidat mes njeri-tjetrit si dhe radhen ne te cilen do te interpretonin. Keshtu te paret ne konkurrim dolen ne perballjen e tyre Inisi me Pamelen dhe ku fitimtare doli Inisi. Me pas u ngjit ne skene dyshja tjeter qe sipas shortit i kishte rene Erandes dhe Sonit. Edhe ketu me tre vota fitoi te drejten e vazhdimit te gares per titullin e madh, Soni. Nderkaq sfida e fundit u duk se vuri edhe me shume ne veshtiresi jurine pasi i takoi Aurores dhe Elises, dhe nga ku vazhdoi garen Elisa. Nderkaq tre finaliste bene edhe nje interpretim te dyte duke ja bere edhe me te veshtire jurise perzgjedhjen e me te mirit. "I have nothing" - "Nuk kam asgje", nje nga kenget me te bukura te Witni Hjuston, i dha gjithcka qe enderronte Inis Nezirit. Trofeun e “Gjeniut te vogel 5” e morri 12-vjecarja nga Tirana, e cila u shpall fituese e edicionit te peste te superspektaklit triumfoi ne kete gare, pas vleresimit maksimal te jurise dhe perballjes me 2 finalistet e tjere, Sonin dhe Elisen. Pas nje rrugetimi qe zgjati plot 15 jave, tek “Gjeniu i Vogel”, vajza nga Tirana me nje fuqi te madhe vokale, fitoi nje udhetim njejavor ne Turqi se bashku me familjen e saj , dhurate kjo e ofruar nga televizioni “Klan” si dhe nje burse ne Kolegjin Willson. Edhe fituesve te cmimit te dyte dhe te trete iu dhurua nje udhetim tre ditor ne Paris dhe Rome. Por pervec ketyre cmimeve, talenteve te vegjel iu dhurua nga nje trofe me emrin e tyre si dhe shume dhurata te tjera. Me zbulimin e talentit te ri, Gjeniun e peste Inis Nezirin, e cila nisi rrugen e saj drejt suksesit u permbyll edhe edicioni i peste i ketij superspektakli, i cili ka pas perkushtimin te nje stafi profesionistesh ne nje ekran te madh, “Klan” dhe “Klan HD”!
6 finalistet
Elisa Gjipi
Aurora Kapo
Inis Neziri
Soni Pashaj
Eranda Bytyqi
Pamela Kovaci
Inis Neziri: Besoj se e kam marre me merite kupen e “Gjeniut”
Ndihem shume mire. “Gjeniu” kete vit ka pasur shume femije te pergatitur dhe qe nga fillimi ka qene shume e veshtire, por besoj se e kam marre me merite, kupen e “Gjeniut te vogel 5”.
Adi Hila: Parashikoj nje te ardhme te arte per Inisin
Me thene te verteten per mua te tre finalistet ishin gjeni, por ishim te detyruar te zgjidhnim njerin dhe zgjodhen Inisin. Por 15 jave kaluan shume shpejt dhe ka qene nje eksperience shume speciale, kam qene i nderuar qe kam qene ne nje panel me tre artistet e medhenj dhe emra te njohur te skenes sic ishin Vikena Kamenica, Pirro Cako dhe Genta Ismajli. Une parashikoj nje te ardhme te arte per Inisin dhe per shume femije te tjere, dhe ne si Promotor do t’u qendrojme shume afer dhe me keta femije te bejme ate qe kemi bere edhe me femije te tjera. Si tek Inisi dhe tek femijet e tjere “Gjeniu” ka qene nje shkolle e vertete, ka pasur shume dite provash dhe keta femije jane shume te zgjuar dhe i thithin gjerat shume shpejt edhe per ne ka qene nje shkolle e vertete puna me ta. Pervec se na duhej nje gjykim shume i sakte une do ta merrja edhe si nje sherbim qe i beme artit shqiptar, per te evidentuar keto talente.
Pandi Laco: Gjeniu ne edicionin e tij te peste, mund te quhet edhe akademi.
Kane qene 15 jave shume te vrullshme qe kaluan pa u ndjere dhe kjo jo vetem fale atij sahati qe funksion ne menyre shume precize ne TV “Klan”. Po ajo qe na e ka bere punen me te lehte eshte vete kasti i femijeve qe ne perzgjodhem, qe une nga te 32, nuk mund te vecoja ate me specialin, dhe kjo gje u pa edhe ne ekran, pasi sapo ikte njeri te gjithe te tjeret qanin. Ky edicion ishte shume i vecante sepse pati nje talent shume te jashtezakonshem si Inisi dhe kam thene se talente te tilla jane te rralle edhe ne bote. Ato talente qe kane bere te ngrihen ne kembe producente te medhenj neper bote, me falni per modestin por nuk jane as sa gjysma e talenteve tane. Gjeniu ishte ne edicionin e tij te peste dhe mund te quhet edhe akademi.
Vikena Kamenica: Gjetem me te miren mes te mireve
Rasti i Inisit ishte shume i vecante. Kishte edhe disa femije te tjere,qe ne i spikatem qe ne fillim te edicionit, per ti pare se si do te ecnin, arsyeja qe Inisi ishte fituese ishte forca e saj per te perballuar me shume sukses emocionet e skenes. Eshte edicioni nga me te vecantet sepse kishte edhe femije te tjere qe spikaten. Mund te permend Pamelen qe hyn te ata femije me nje talent te forte qe premton shume, si Pamela edhe femijet e tjere e naten finale. Une e ndjeva veten me fat qe isha pjese e jurise. Jam shume e kenaqur qe gjetem me te miren mes te mireve. Ishte kenaqesi qe bashkepunova me Promotor dhe me TV “Klan”.
Pirro Cako: Uroj qe keto talente mos mbeten vetem brenda kufijve tane
Une e kam thene me dhjetera here, eshte shume e veshtire sot te jesh transparent dhe aq me teper te mund te behesh i tille nepermjet artit. Sepse sic e degjon njeri, muziken nuk e degjon tjetri. Por Inisi pati nje fillim shume te forte, me pas ne mes te spektaklit sikur u zbeh pak, por me pas rimori energjine e zbehur disi, gje qe i dha edhe fitoren. Shpresoj qe keto talente te mos mbeten vetem brenda kufijve tane.
Genta Ismajli: Te ardhmen e muzikes tone e kemi te garantuar!
Ky ishte edicioni i 5 i “Gjeniut te Vogel” ne TV “Klan”. Desha t'i uroj fitoren Inisit dhe njekohesisht ju them se vertet ishte nje eksperience shume e vecante ne te gjithe karrieren time. Gjithashtu ndjej nje respekt te madh per koleget e mi ne juri si dhe per te gjithe stafin e jashtezakonshem te ketij spektakli per keta muaj qe punuam bashke. Ju lumte!. Femijeve pjesemarres ju uroj shume suksese ne te ardhmen. Urime, te ardhmen e muzikes tone e kemi te garantuar!.