E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE, Volfart largohet nga Shqipëria 4 ditë pas zgjedhjeve, shtron koktejl

TIRANE-Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth do të përfundojë misionin e tij në Shqipëri në datën 27 qershor, respektivisht katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Me këtë rast ai ka planifikuar një koktejl në të cilin pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit e politikës shqiptare.

Ndërkohë i ftuar dje në emisionin “Tonight” të gazetares, Ilva Tare, Wollfarth ka shprehur shqetësimin mbi situatën në KQZ, duke e vlerësuar si një barrë që do rëndojë mbi gjithë procesin, e ndërsa nuk ka nguruar të lëshojë një apel për partitë për ta korrigjuar gabimin edhe pse dy javë para mbajtjes së zgjedhjeve. Sipas tij, formula që mund të garantojë një rezultat të pranueshëm të zgjedhjeve të 23 qershorit “është një garë programesh dhe një rezultat i pranuar nga humbësi në fund, rezultat që duhet të jetë fryt i një numërimi të ndershëm në tryezat e votimit”.

Gjithashtu ashtu si dhe sondazhet edhe ambasadori i OSBE-së deklaroi se sheh një garë kokë më kokë mes koalicioneve, andaj në krijimin e Kuvendit të ri ai tha se shpreson të ketë një skuadër kompakte ku të ngadhënjejë patriotizmi për të kontribuar me ide për reformat dhe zhvillimin e vendit, për të cuar përpara në rrugën europiane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›