E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumë Ti o Skenderbe, që do kesh gjyshin pranë

Autori i Lajmit: Nga Reshat Nexhipi Fjala është për Lekën e Madh, të cilin, Qeveria aktuale do ta sjellë afër heroit tonë kombëtar, duke e ngritur në një lartësi, nga e cila, këta të dy, do të mund të shihen pa pengesë në çdo moment. Kjo, ne shqiptarëve duhet të na gëzojë, sepse, vetëm këta të dy, mund të na i zgjedhin çështjet tona madhore, në fillim me mjete paqësore, kurse më vonë, nëse e këto mjete nuk përfillen, atëhere, do përdorin shpatat si 2400 dhe 500 vjet më parë. Për këtë, me siguri do kenë përkrahjen e bashkëatdhetarit të tyre, Justinijanit të Parë, i cili, si themelues i Shkupit, e njeh mirë pozitën e qytetit dhe, ajo që është me rëndësi, ka përvojë të madhe në luftën kundër sllavëve, kur këta bënë invazion nga Karpatet e Rusisë në trojet iliro-shqiptare. Mund të kenë ndihmën edhe të Dervish Carit dhe të Bajram Currit, të cilët, një kohë, ishin zotër të këtij qyteti, më 1844 dhe 1912-tën.
Kjo që thashë më sipër, le të quhet më tepër si shaka, prandaj të filloj tani seriozisht me pyetjen: kush çka thënë për Lekën e Madh. Për të mos e ngarkuar pa nevojë gazetën, evidentoj vetëm një pjesë fare të vogël të autorëve, ose publikimeve, sipas rendit alfabetik, duke anashkaluar edhe një pjesë të literaturës, të cilën e kam prezentuar në shkrime të tjer të kësaj gazete.
CIA - Sipas kësaj organizate të vitit 1996, ekspertët amerikanë kanë deklaruar se Leka i Madh dhe Maqedonët e Vjetër ishin ilirë. Kjo theksohet në gazetën javore Fokus të Shkupit, nr.38 dhe në revistën ,,Makedonsko dello,, nr. 154, f.41, 1996, ku qendrojnë edhe fjalët: “kjo shkon në favor të historianit Reshat Nexhipi nga Manastiri se Aleksandri i Maqedonisë i takon shqiptarëve”, titull i botuar në ballinën e revistës të posapërmendur.
Edit Durham: Leka i Madh ishte Shqiptar. (E.D. Problemet e Ballkanit, Tiranë, 2000, f.20). Istorija jugosllovenskih naroda, Zagreb, 1949, f.47: Leka i Madh kishte origjinë ilire. Jaho Brahaj: Leka i Madh ishte mbret i parë pellazgo- ilir.
Luan Malltezi: Egziston shënimi se Leka ka themeluar Shkodrën dhe se kishte lindur në Petrellë e cila identifikohet me Pellën,që ka të bëjë me Pellazgët dhe me fjalën shqipe pelg ose plak.(Spiro Kondo, Shqiptarët dhe problemi i Pellazgëve, Tiranë, 1964 dhe Matia Aref, Shqiptarët... Tiranë, 2007, 317).
Makedonija: revistë e ilustruar, nr.330, 20. 10. 2002, f.32: Leka i Madh ishte stërnip i Akilit (kurse ky kishte origjinë pellazgo- ilire, gjë që dëshmohet edhe nga emri i tij me fjalë shqipe-qiell – konstaton shkencëtari amerikan Xhorxh F.Viljams, në Faktin e datës 6. 12. 2001.
Marin Barleti: ,, Leka është i yni ,, (M.B.Historia e Skenderbeut, Shkup, 2004, f.233, fusnota 65)
Mateja Aref:, shkencëtar egjiptian: Emri Aleksandër, pra i Lekës së Madh ka të bëjë me fjalët shqipe ëndër, ka lindur si ëndër (M.A.,,Shqipëria... f.279)
Paul Garde: shkencëtar francez: Leka i Madh ishte nip i ilirëve
Robert d.Angelu: shkencëtar francez: Leka i Madh ishte Shqiptar dhe emri i kalit të tij Bukefal ka të bëjë me fjalën shqipe kalë i bukur.(R.d.A,,Enigma,,Tiranë, 1998, f.76, 224 dhe 225) Serget Daucet: Leka i Madh ishte stërgjysh i shqiptarëve. Xhorxh F.Viljams, shkencëtar amerikan: Gjuha e Lekës së Madh ishte shqipja.

Ky lajm është publikuar: 19/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›