E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Baraj “Berisha, jep pagat e shpërblimet ose largohu”

Autori i Lajmit: RedaksiaBesnik Baraj, deputeti i Partisë Socialiste i ka bërë thirrje publike dje kryeministrit, Sali Berisha, të japë shpërblimet ose të largohet. “107 mijë shqiptarë, nëpunës të administratës civile, kanë marrë këto ditë lajm të keq nga Sali Berisha dhe Ridvan Bode. Pasi pamë teatrin e radhës mes këtyre dy personazheve, ku kryeministri dhe ministri i Financave takoheshin për të diskutuar mbi mundësinë e dhënies së shpërblimeve, rezultati mbetet i njëjtë. Këtë dhjetor nëpunësit e administratës civile, mësues, mjek, policë, ekonomist, jurist, punonjës të administratës qendrore e vendore, ndryshe nga vitet e tjera, nuk do të mund të marrin as shpërblimin e merituar, madje as rrogën e dhjetorit” tha Baraj. Baraj i bëri thirrje Berishës të japë shpërblimet, të paguajë rrogat ose të largohet.

Ky lajm është publikuar: 19/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›