E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në spitalin e Fierit, pacientët ngrohen me rezistencë

Në spitalin e Fierit, pacientët
përdorin për
mjete ngrohëse rezistencat
elektrike. Në pak
dhoma, Drejtoria e Spitalit ka vendosur
kondicionerë, të cilët ndizen
vetëm gjatë natës.
Në spitalin rajonal, spitalin e
fëmijëve, poliklinikë, maternitet
është instaluar sistemi i ngrohjes
qendrore, nëpërmjet kaldajës. Por
ngrohja qendrore nuk hapet asnjëherë.
Në pediatrinë e Fierit,
gjenden të shtruar më shumë se 20
fëmijë. Veç tri dhomave, ku është
instaluar kondicioneri, të tjerat
ngrohen me rezistencë.
"Ja shyqyr që sot doli dielli. Kam
tri ditë në spital me vajzën e vogël
dhe vetëm gjatë natës hapim për
pak orë kondicionerin, pultin e të
cilit e mban kryeinfermierja", tha
Arjanisa Arapi, nëna e një fëmijë të
shtruar. Argi Liçaj është një
vogëlush që ende nuk ka mbushur
një vjeç. Nëna e tij na tregon rezistencën
si mjetin e vetëm ngrohës.
"E kemi gjetur këtu në spital dhe e
vëmë për disa orë sa për të ngrohur
përshtatdhomën.
Rezistenca qëndron e
mbyllur derisa dhoma ftohet,
kurse më pas rindizet. Kështu po e
kalojmë të ftohtin këtu në spital",
thotë e ëma.
Mungesa e ngrohjes ndihet që
në katin e parë të spitalit rajonal aty
ku ndodhet edhe shërbimi i
urgjencës. Në sallën e madhe ku
marrin mjekim disa orësh pacientët
asnjë mjet ngrohës nuk është ven-
dosur. Kaldajat e sistemuara në
mure kanë zënë pluhur dhe pacientët
që gjenden atje thonë se me
batanije zgjidhin problemin e të
ftohtin. Ndërsa në sallën e mjekëve
dhe infermierëve qëndron e ndezur
një rezistencë elektrike. Përballë
rezistencës janë rreshtuar serumet,
të cilët mjekët i kanë bërë
gati për ndonjë urgjencë të papritur.
Pothuajse të gjitha shërbimet
dhe pavijonet e sistemit spitalor në
Fier, e kanë gjetur zgjidhjen e ngrohjes:
duke ndenjur sipër rezistencave
e duke fërkuar duart, para se
të bëhen gati të shkojnë në shtrat.
Nga ana tjetër, drejtoresha e spitalit
rajonal Fier, Najada Jahiqi, na
sqaroi se ka qenë në bisedime me
OSSH-në e Fierit, për të sistemuar
problemin e ngrohjes. Por sipas Jahiqit,
me problemin ngrohjes
s‘është ngarkuar të merret edhe
nëndrejtoresha e spitalit. Sakaq,
zëvendësja e saj është larguar nga
spitali duke lënë si arsye në sekretari
"sot nuk kthehet më në punë".
Sipas administratës spitalore,
nëpërmjet sponsorizimeve janë
siguruar disa rezistenca elektrike
dhe vetëm një numër i vogël kondicionerësh,
të cilët janë vënë në
shërbim të të sëmurëve që shtrohen.
Sipas deklaratave të muajit
nëntor, problemi i ngrohjes në spitale
do të zgjidhet me kaldajë, por
pavarësisht kësaj sistemi i ngrohjes
qendrore në spital ka kohë që nuk
është vendosur në punë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›